E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Gonzales: Mund ta befasojmë Interin

“Interi është aktualisht kampioni në fuqi dhe ka lojtarë të mëdhenj si Shnajder, Eto’o dhe Lusio”, pat deklaruar Raul për “Corriere dello Sport”. Megjithatë, i pyetur nëse skuadra e tij mund të eliminojë Interin, ai deklaron se ka shumë rëndësi ndeshja e parë. “Duhet të luajmë mirë në ndeshjen e parë që të kemi shanse dhe të shfrytëzojmë ndeshjen e kthimit. Ata janë favoritët, por mund t’i befasojmë ata nëse luajmë një ndeshje fantastike në ‘Veltins-Arena’. ”Raul e ka fituar Champions League në vitet 1998, 2000 dhe 2002 me Real Madridin dhe është në krye të golashënuesve në Kupat e Europës, pasi ka mundur të shënojë 71 gola në 145 ndeshje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›