Vlorë, gjendet i pajetë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen " 24 Maji" të qytetit bregdetar ku 48-vjeçari Mersin Banushi është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë kryer verifikimet e nevojshme nga të cilat ka rezultuar se viktima nuk ka pasur shenja dhune dhe se vdekja e 48-vjeçarit dyshohet të ketë ardhur nga përdorimi në sasi të madhe të alkolit.
Ndërkohë pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së 48-vjeçarit.