E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti afgan Karzai viziton Pakistanin

Presidenti afgan Hamid Karzai viziton sot Pakistanin.

Ai pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministrin Jusuf Raza Gjilani. Gjatë viiztës dy-ditore, pritet që të mblidhet edhe një komisionin i përbashkët i paqes, i përbërë nga zyrtarët e të dy vendeve.

Zëdhënësi i Karzait, Siamak Heraui tha se presidenti afgan do të diskutojë për zhvillimet e procesit të paqes në Afganistan, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe zgjerimin e lidhjeve tregtare.

Vizita vjen gjashtë javë pasi forcat speciale amerikane vranë Osmaa bin Ladenin në Abotabad të Pakistanit.

Vizita e fundit e Karzait në Islambad ishte në shtator të 2010-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›