Administrata Obama pozitive per te ardhmen e operacioneve ne Liban

Zyrtaret e administrates se Presidentit Barak Obama shprehen te bindur se veprimet amerikane dhe te NATO-s ne Libi do ti japin fund regjimit te Moamar Gadafit ne ate vend. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Karni nuk i konfirmoi por as nuk i mohoi komentet e Sekretares se Shtetit Hillari Klinton se njerez te afert me udheheqesin libian Moamar Gadafi kane ofruar hapjen e negociatave per largimin e tij nga pushteti.
Zoti Karni tha nderkohe se politikat e administrates Obama po ndihmojne per largimin e Gadafit nga pushteti
Politikat qe kemi ndjekur qofte nga ana jone ose ne bashkepunim me partneret tane po japin rezultatin e deshiruar duke shtuar presionin ndaj regjimit te Gadafit duke ua bere te qarte njerezve qe ka perreth se i kane ditet e numeruara se po bejne nje zgjedhje shume te qarte nese qendrojne me Gadafin pasi nuk do ta kene me nen kontroll Libine ne te ardhmen.
Zedhenesi Karni u tha gazetareve dje se Shtepia e Bardhe ka besim se pjesetare te rrethit te ngushte te Gadafit do te vazhdojne te largohen
Kemi verejtur nje numer largimesh. Nuk po perpiqem te aludoj ndonje gje por mendoj se do te kete zyrtare te tjere qe do te largohen pasi Shtetet e Bashkuara dhe partneret tane vazhdojne tu permbahen politikave qe kemi ndjekur prej disa muajsh.
NATO-ja ka rritur numrin e operacioneve bombarduese ne zonen e Tripolit gjate diteve te fundit.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton beri komente ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Me shume se 20 vende te mbledhura atje u zotuan dje te ofrojne 1 miliard dollare per te ndihmuar keshillin opozitar te Libise dhe libianet e prekur nga luftimet ne vend.
Ne Shtepine e Bardhe Xhej Karni nuk tha nese Shtetet e Bashkuara do ta njohin zyrtarisht Keshillin Kombetar Tranzitor si qeverine e Libise. Megjithate ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeshtesin perpjekjet globale per te perkrahur kete grup financiarisht.
Po dje drejtori i CIA-s Leon Paneta tha para Komisionit te Senatit per Sherbimet e Armatosura se forcat opozitare ne Libi kane shenuar perparim ne lindje dhe perendim dhe se qeveria e Gadafit po dobesohet.
Zoti Paneta eshte propozuar per postin e Sekretarit te Mbrojtjes dhe po jepte deshmi ne senacen per konfirmimin e kandidatures se tij.