Rumsfeld pranon gabimet
Ish-Sekretari i amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, e pranon se një nga pikat më të ulëta të karrierës së tij ishte viti 2004, kur u shfaqën fotografitë që tregonin ushtarë amerikanë duke keqtrajtuar të burgosurit në burgun Abu Graib në Irak.
“Pastaj papritur u shfaqën ato fotografi...ishte shumë trishtuese, si të të godasin me grusht në bark. Dhe fillon të mendosh: kemi kaq shumë të rinj dhe të reja të mrekullueshëm në ushtri dhe reputacioni i tyre njolloset nga ata që keqtrajtuan të burgosurit. Ishte e pahijshme, anormale, e neveritshme, e dhimbshme dhe unë u ndjeva jashtëzakonisht keq”, theksoi Rumsfeld.
Kritikat e ashpra ndërkombëtare për abuzimin dhe interesi i publikut për hapat që do të merrte Sekretari i Mbrojtjes për akuzat, sollën si rezultat, të parin mes disa rasteve, kur Rumsfeld i paraqiti dorëheqjen Presidentit Bush.
“Ai nuk e pranoi, ashtu si edhe të nesërmen apo tri ditë më pas. Unë ia dorëzova përsëri dukë i thënë që ishte gabim që të mos më lejonte të largohesha. Dikush duhet të vuante pasojat”, tha Rumsfeld.
Në librin e tij të ri më kujtime, “Të ditura dhe të paditura”, Rumsfeld shprehet se Presidenti Bush gaboi kur nuk e pranoi dorëheqjen e tij, pas skandalit.
“Tani mendoj se do të kishte qenë veprimi i duhur dhe se unë kisha të drejtë, ndërsa ai jo”.