Mijëra tonë ujë radioaktiv derdhen në det
Kompania Tepco, që drejton punimet në centralin bërthamor të Fukushimës, pohoi dje se prej reaktorëve të këtij centrali janë derdhur në det rreth 11 500 tonë ujë radioaktiv, i cili ishte grumbulluar në vaskat e dëmtuara. Sipas Tepco-s, rreth 10 000 tonë ujë nga kontejneri dhe 1500 tonë ujë që gjenden në reaktorët 5 dhe 6, janë drejtuar në Oqeanin Paqësor. Nuk kemi zgjidhje tjetër për shkaqe sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yukio Edano. Ai shtoi se qeveria nuk shqetësohet për këtë, pasi uji nuk është i dëmshëm për shëndetin, por për rrezatimin radioaktiv.