Siri: Në demonstratat anti-qeveri janë vrarë 123 vetë

Gjatë demonstratave anti-qeveri në Siri, prej 18 marsit e deri në 1 prill, janë vrarë 123 vetë. Keshtu thotë Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, e cila sot i ka publikuar emrat e personave të vrarë.
Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri, vlerësojnë se prej fillimit të trazirave politike në këtë vend, në përleshjet me forcat e sigurisë, janë vrarë më se 130 vetë, kryesisht në qytetin jugor Dara dhe në qytetin-port Latakia.