Nafta libiane kryengritesit nisin eksportin
Kryengritësit në zonat lindore të Libisë nisin eksportin e naftës, me ngarkesën e parë në tre javë që pas nisjes së konfliktit të armatosur. Opozita planifikon të ngarkojë sasinë e naftës nga jë terminal në afërsi të Tobrukut. Operacioni pritet të zhvillohet ndërsa vija e luftimeve është e përqëndruar rreth qytetit të Bregas, ku vazhdojnë edhe sulmet ajrore të NATO-s.
Agjencia Rojters njoftoi se anija-çisternë që do të përdoret nga kryengritësit, ka mbërritur në terminalin Marsa el-Hariga në afërsi të Tobrukut. Njoftime të pakonfirmuara thonë se anija lundron nën flamujt e Liberisë, dhe është në pronësi të Dinakom Manaxhment me qendër në Greqi. Njoftime të tjera thonë se 1 milionë fuçi naftë bruto pritet të ngarkohen në të, dhe sipas gjasave, anija do të lundrojë drejt Katarit. Shteti i vogël i Gjirit ka njohur autoritetin e kryengritësve libianë dhe ka rënë dakord të nxjerrë në treg naftën e ardhur prej tyre.
Libia është vendi i tretë afrikan me prodhimin më të madh të naftës, por eksportet prej saj, që dikur kapnin shifrën e 1.6 milionë fuçive në ditë, kanë shteruar që me nisjen e kryengritjes. Analistët thonë se ngarkesa e parë në 18 ditë nga brigjet libiane është e rëndësishme dhe do të nisë një mesazh për tregjet e naftës. Vlera e saj si naftë bruto e cilësisë së lartë llogaritet në 100 milionë dollarë.
Ngarkesa pritet të tregtohet në vende si Italia e cila ka qenë edhe më parë një kliente e rëndësishme për Libinë, ndërsa një ditë më parë ka njohur edhe autoritetin e kryengritësve. Ndërkohë, regjimi i Tripolit ka sjellë në vëmendjen ndërkombëtare një skenar tjetër të përfundimit të konfliktit, por ku kolonel Muamar Gadafi qëndron në pushtet. E ndërsa kryengritësit janë zmbrapsur edhe 20 km të tjera nën zjarrin e artilerisë së rëndë, një zyrtar i NATO-s njofton se sulmet ajrore të aleancës kanë shkatërruar deri tani gati një të tretën e forcës ushtarake të Gadafit.
Juli Prifti