E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi: Në pjesën lindore arriti anija-cisternë

Raportohet se një anije-cisternë ka arritur në një port në pjesën lindore të Libisë, për tu ngarkuar me naftë.

Kjo është e para anije-cisternë, që arriti në këtë port, prej shpërthimit të kryengritjes në fillim të muajit mars, ku ishte ndalur eksporti i naftës.

Raportohet se anija-cistenrë ka arritur në një terminal eksporti afër qytetit Tobruk.

Thuhet se pritet që të ngarkohen afro një milion fuqi naftë në këtë anije me flamur të Liberisë, e cila pritet të niset për në Katar.

Katari, së bashku me Francën dhe Italinë, i ka njohur kryengritësit në Libi si qeveri legjitime e këtij vendi dhe është pajtuar që të tregtoj me naftë në hapësirat që janë nën kontroll të kryengritësve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›