E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mike Mullen kritikon Kinen

Nga Express me 09 dhjetor 2010 ne ora 1532

Shefi i Shtatmadhorise se ushtrise amerikane akuzoi Kinen se nuk po e frenon aleaten e saj Korene e Veriut. Akuzat vijne pas sulmit te fundit me artileri qe Pheniani ndermori ne Gadishullin e Korese.

Admirali Mike Mullen tha ne Seul se Kina ka mbi Korene e Veriut me teper ndikim se cdo vend tjeter por duket se Pekini nuk ka deshire ta shfrytezoje ndikimin qe ka.

Ai tha se miratimi i heshtur nga Kina i akteve te hapura te Phenianit ka bere qe vendet fqinje te pyesin veten se cfare veprimesh te tjera mund te ndermarre tani Koreja e Veriut.

Admirali Mullen i beri komentet ne nje konference shtypi me komandantin e forcave te armatosura te Korese se Jugut Han Min Ku.

Kina i ka hedhur poshte kritikat amerikane se po i krijon kushte Korese se Veriut te sillet ne menyre agresive duke thene se akuza te tilla jane te papergjegjshme.

Kina zyrtare thote se nje nga specialistet me te larte te politikes kineze ka zhvilluar nje takim te gjate dhe te sinqerte ne Phenian me udheheqesin e Korese se Veriut Kim Jong-il.

Qeveria ne Pekin ka qene nen trysnine e madhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te perdorur gjithe ndikimin e saj kunder asaj qe Amerika e quan agresion te Korese se Veriut kunder Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›