Partite politike dhe gjyqesori me te korruptuarit
Korrupsioni eshte rritur ne tre vjetet e fundit thone gjashte nga 10 te anketuar ne mbare boten dhe nje ne 4 prej tyre pohon se ka paguar mito vitin e kaluar.
Keto jane gjetjet e raportit te publikuar sot nga Transparency International 147Barometri Global i Korrupsionit 2010148.
Pikepamjet mbi trendin e korrupsionit jane me negative ne Evrope dhe Ameriken veriore ku 73 per qind respektivisht 67 per qind te njerezve te anketuar besojne se korrupsioni ka shenuar rritje ne tre vjetet e fundit.
Hulumtimet jane bere permes anketimeve dhe ne to jane pershire 86 vende nga mbare bota perfshire edhe Kosoven.
Vitin e kaluar raporti e kishte radhitur Kosoven ne grupin e trete te vendeve te ndikuara nga korrupsioni duke fituar noten 3.4. Nota 5 tregon nivelin me ekstrem te korrupsionit.
Kete vit sektori me i korruptuar raportohet te jete ai i partive politike me noten 4.2 nga 3.8 sa ka qene vitin e kaluar duke u pasuar nga sektori i gjyqesorit me noten 4.1 nga 4 sa ka qene e raportuar.
Ne te dy keta sektore ka rritje te nivelit te korrupsionit dhe ketu nuk perjashtohet as parlamenti nota e te cilit gjithashtu eshte rritur nga 3.4 ne 3.9.
Ne sektorin e biznesit privat korrupsioni ka shenuar renie nga 3.7 ne 3.3. Shkalla e korrupsionit nuk ka pesuar ndryshime ne media ku vazhdon te vleresohet me noten 2.3 njesoj si vitin e kaluar.
Ne kategorine e perqindjes se njerezve qe paguajne mito ne nje nga 9 sherbime te ndryshme Kosova arrin 16 perqindeshin.
Ne vleresimet e qytetareve per veprimet e qeverise ne luften kunder korrupsionit 61 per qind mendojne se keto veprime jane joefektive 32 per qind besojne se jane efektive kurse 7 per qind kane mendime asnjanese. /rel/