E Diel, 1 Nëntor 2026

Mikel Gjokaj. Toka dhe qielli

Ekspozita Mikel Gjokaj. Terre e cielo ne Complesso del Vittoriano nga 11 shtatori deri me 10 tetor 2010 eshte retrospektiva e pare italiane qe i kushtohet mjeshtrit Mikel Gjokaj lindur ne Kosove me 1946 dhe rezident ne Rome qe nga viti 1975 e cila meton ta beje te njohur universin piktorik te artistit permes mbi njeqind veprave qe perfshijne piktura ne vaj vizatime akuarele teknika te perziera dhe gdhendje te realizuara ne tridhjete e pese vitet e fundit.

Sic shkruan Enzo Bilardello kam qene disa here ne shtepine e Gjokajt dhe menjehere e kam perceptuar se aty Roma nuk ekziston. Nga cfaredo ane qe te shikosh shihet toke e punuar ose jo shihet qiell shihen drure dhe lagje te shperndara por e ke te qarte se Rome as qe te bie ne sy dhe as qe e ke ndjesine me te vogel per kete. Kam pyetur veten mos pa e pasur te qarte Gjokaj nuk e ka riprodhuar boten e tij te origjines sado qe ne kushte me te mira dhe prosperuese. Nje bote me tri koordinata toka qielli dhe hierogamia e vazhdueshme e realizuar nga arti. Marinari Kolombo kishte nevojen ta vendoste origjinen ne hapesiren e ujit gjithnje te njejte tokesori Gjokaj edhe ne vendin me thare te historise se artit ka mundur ta gjeje nje qoshk qe i perserit horizontet e origjinave te tij tokes dhe qiellit.

Ekspozita
Ne Kosove kerthize e Ballkanit drita qe ndizet ne qiej eshte nje drite e trendafilte qe me kalimin e oreve behet gjithnje e me e kuqe derisa te behet e kalter kobalt vjollce violete e erret. Ketu ze fill Lindja e Mikel Gjokaj kurre nuk i ka harruar ne peizazhet e tij evokative ngjyrat dhe qiejt e tokes se vet. Gjokaj eshte lindur ne brendi ne nje bote fshatare e kur ka kerkuar horizonte te tjera nje te ardhme eshte drejtuar kah Beogradi edhe me brenda ne zemren e Ballkanit. Cka enderron nje i ri kosovar i rritur ne nje fshat i permendur ne koherat e Homerit me ritet e tij peizazhet e palevizshme bashkejetesen e etnive te cimentuara nga ritmet e punes ne ara qe shkon ne Akademine e Beogradit Te behet piktor. Akademia e Beogradit do tia kete ngulitur nje gje si kod gjenetik studimin e tipareve te cdo ngjyre te vecante te cdo marke te vecante me te gjitha gamat dhe sfumaturat mundesine per te perzier ose jo me ngjyrat tjera kohezgjatjen e saj transparencen dendesine e bile edhe efektin psikik mbi ate qe e shikon.

Ekspozita ne Vittoriano pershkon tere aktivitetin artistik te mjeshtrit.

Vitet 70 karakterizohen nga dominimi i kultures dhe vendosjes se Europes jugore kulture e plumbte serioze problematike qe percohet ne pikture me zgjedhjen e ngjyrave te dendura rezonancat opake nje pesimizem qe i qendron si baze e vazhdueshme sajimit te formes. Pse nje pikture e vitit 1977 eshte titulluar Enigma Me gjase ngase fasha qendrore e perbere nga nje njolle vegjetacioni e perfshire mes nje rrafshi te pare toke dhe gjethesh te paraqitura ne menyre shperndarese lara-lara dhe nga nje qiell divizionist nuk deshifrohet. Dihet se eshte natyre dihet se eshte peizazh por si referim natyralistik copezohet para syve tone eshte e pamundshme cdo qasje identifikimi dhe u le hapesire vetem efekteve te pergjithshme qe godasin retinen dhe sensibilitetin ndaj ngjyrave e atij qe i shikon. Ne fund natyra duket si nje pretekst ajo qe vlen me shume eshte varieteti i madh i ngjyrave varietet i mbajtur nen kontroll nga nje game kursimi. Enigma mbase eshte nje natyre qe shnderrohet ne pikture me ate qiell te gershetuar me penelata te ngjyra ne vjollce qe priten ne kontrast me terrenin qe eshte me oker dhe i gjelber ne menyre homogjene. Eshte pothuajse nje pikture abstrakte e lidhur per bishtit te nje referenti natyralistik. E. Bilardello.

Peizazhet e Gjokajt jane te ndertuar nga nje materie e dendur piktorike nga variantet e pafundme blu - Prusia pertej deti kobalti - e pastaj nga e kuqja e kadmiumit e kaltra e lehte qe nderngjyroset ne nje vjollce me te dendur.

Duke filluar nga vitet 80 kembaleci i Gjokajt pasurohet me ngjyra me te sigurta dhe t disponuara me nje sens dramatik te kontrastit befasise dialektikes se sakte. Behet fjale gjithnje per peizazhe se piktori eshte esencialisht pothuajse ne menyre te parashkruar piktor i natyres qe i nxjerr te brendshmet ne te gjitha stinet dhe ne te gjitha kushtet e drites.
Ne pesembedhjete vitet e fundit poetika e Gjokajt definohet njehere e pergjithmone kembaleci behet gjithnje e me e ndritshme ngjyrat behen delikate si akuarele.

Cfare metamorfoze ka pesuar Gjokaj ne 35 vitet e qendrimit ne Rome Brusha e tij prej peizazhisti ka evoluar dhe bere me fine venia ne zjarr dikur e orientuar mbi nje margjine te ngushtuar natyre thuajse nje pjese e shenjte punuar me ngjyra te dendura eshte zgjeruar ne horizonte ne te cilat natyra shprehet me gjalleri fuqi ngjyrash qe shkojne kah e dhunshmja... Kushti me i mire per ti vleresuar pikturat e Gjokajt eshte prane studios se tij ne fushat e Romes... . E. Bilardello.

Mikel Gjokaj eshte lindur me 11 nentor 1946 ka frekuentuar shkollen e larte te Arteve te Bukura ne Prishtine gjate vitit akademik 1968-1970 dhe Fakultetin e Arteve te Bukura seksioni i piktures ne Universitetin e Beogradit ne vitet 1970-1974 ne tetor 1975 shkon ne Rome ku jeton edhe sot.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›