E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqesia vazhdon ne PriFilmFest

Miqesia vazhdon thote slogani i festivalit nderkombetar te filmit PriFilmFest i cili do te mbahet nga data 22 - 29 shtator ne Prishtine. Ceremonia zyrtare e hapjes se festivalit do te behet sonte e merkure ne Teatrin Kombetar duke filluar nga ora 2000.

Festivali PriFilmFest do te hapet solemnisht nga nje krijues i madh i filmit. Ajo eshte Eva Orner producente australiane fituese e cmimit Oscar dhe Emmy. Orner gjithashtu do te jete Presidente e Jurise Nderkombetare te Festivalit. Hapja e festivalit nuk perfundon me kaq nga ora 2100 do te shfaqet projeksioni i pare ne Programin Konkurrues filmi Gomaret e Kufirit i regjisorit Jeton Ahmetaj. Kur e gjitha mbaron ne Teater atehere nga ora 23 00 do te mbahet edhe kokteji zyrtar i PriFilmFest derisa nikoqir i saj do te jete Z.Lutfi Haziri Minister i Kultures.

Netet tjera te festivalit do te vazhdojne me po aq glamur me naten e dyte hapjen solemne te Retrospektives Italiane - filmat e regjisorit te njohur Gianni Amelio ne kinema ABC hapja e IN MEMORIAM per aktorin e ndjere Bekim Fehmiu ne naten e trete nga Ministri Haziri hapja e Programit te metrazhit te mesem me premieren boterore te filmit kosovar Si qeni nrrush po ashtu me defilim te mysafireve te shumte ne tepihun e kuq.

Kete edicion do ta karakterizojne po ashtu shume ndeja kokteje konferenca shtypi biseda joformale me mysafiret ne stilin Takohu me... si dhe shume gjera te tjera atraktive qe do te ndodhin ne kuartin e festivalit ne qender te qytetit te Prishtines ku eshte ngritur edhe nje tarrace atraktive qe do te sherbeje si vendtakim i mysafireve studio per intervista dhe relaksim e shoqerim ne mes komunitetit artistik dhe mysafireve te shumte te festivalit.
Ne kuader te PriFilmFest ku do te shtjellohen informacionet baze lidhur me koproduksionin nga kompani shume prestigjioze evropiane qe merren me koproduksion. Ketu jane te ftuar pjesemarres nga Maqedonia Shqiperia Mali i zi Serbia dhe Kosova.

Duke filluar nga sonte pervec mysafires speciale nga Holiwoodi producentes Eva Orner PriFilmFest do te pres e percjelle 8 dite me radhe mbi 80 mysafir nga mbare bota.

Me gjithe pergatitjen entuziazmin dhe perkushtimin e cdonjerit prej stafit vullnetareve dhe perkrahesve qe cdo gje te jete e bukur ne festival mund te thuhet shume lirshem qe prej suksesit dhe nje fillimi te nje miqesie te bukur vitin e kaluar kete vit miqesia vazhdon... - shprehet Vjosa Berisha Drejtoreshe e Festivalit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›