Ruci Asgjesimi i i fleteve te votimit skeme e Berishes

Socialistet e quajnë vendimin e KQZ-së për djegien e fletëve të votimit: ditën e varrimit të vjedhjes së shekullit. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci tha se KQZ veproi nën urdhrat e kryeministrit Sali Berisha. Por sërish të majtët shpresojnë se herët apo vonë transparenca do të bëhet.
"Komenti jonë është se e vërteta që fshihet tek materialet zgjedhore i të gjithë procesit të vitit 2009 nuk mund të digjet dhe nuk mund të varroset dot edhe pse zoti Ristani dje me shumë bujari na ftoi që të marrim pjesë në funeral të djegëve të fletëve të votimit", deklaroi Gramoz Ruci, kreu i grupit parlamentar të PS.
Numri dy i socialistëve shpjegoi edhe përmbajtjen e ligjit për ruajtjen e dokumenteve zyrtare, duke hedhur poshtë versionin e kreut të qeverisë. "Ky ligj për administrimin e dokumentacionit shtetëror thotë: Fletët e votimit ruhen 5-10 vjet. Deri tashmë gjithë vërdallisja e Sali Berishës ka qenë që hetimi i opozitës të bëhet në arkivin e shtetit, në kundërshtim me ligjin për arkivat e shtetit", tha ai.
Në një dalje të posacme publike Ruci i ktheu mbrapsht kryeministrit urimet e bëra një ditë më parë dhe në katër komente të njëpasnjëshme i cilësoi ato si deshtime dhe mashtrime. "Gëzuar të gjithve na tha Sali Berisha, pasi unë për ju nuk kam nevojë, pasi dhe po smë dhatë votën unë ua vjedh përsëri atë", u shpreh Ruci.
Protestat e socialistëve do të vazhdojnë edhe në janar me kauzën se nuk do të lejohet më një maskaradë zgjedhjesh si ajo e 2009-ës. E nuk ka munguar as urimi në këtë prag ndërrimi vitesh. "Ju uroj gjithë të mirat dhe uroj të shihemi për të mira, me zgjidhje krize me zgjedhje të parakohshme dhe me bërjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike", uroi Gramoz Ruci.
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e enjte , 30 dhjetor 2010 )