Mikrobet dhe ndryshimet klimatike

Tabani i ngrirë i Arktikut mban miliarda tonë të dioksidit të karbonit, 250 herë më shumë se sasia e këtij gazi që prodhohet çdo vit nga emetimet industriale në Shtetet e Bashkuara. Por ngritja e temperaturave globale përbën një dilemë: me shkrirjen e tabanit, ky gaz i bllokuar do të çlirohet në atmosferë. Studiuesit po analizojnë se si shkrirja e Arktikut mund të ndikojë tek mikrobet e bllokuara dhe pasojat e tjera të ndryshimeve klimatike. Gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa shkresa e akullt e Arktikut vazhdon të shkrijë, mikrobet e bllokuara në tabanin e ngrirë do të gjallërohen. Janet Jansson, shkencëtare në Loboratorin Laërence Berkley në Kaliforni dhe drejtuesja e studimit, dhe kolegët e saj në Institutin Gjeologjik amerikan dhe Departmentin e Energjetikës, identifikuan mikrobet në tokën e ngrirë dhe çfarë do të ndodhë me mikroorganizmat kur toka të shkrijë. Hulumtuesit analizuan tre mostra toke nga dheu i pyllit të mbuluar me myshk në qendër të Alaskës. Një gram i vetëm, mund të strehojë mijëra specie të ndryshme dhe miliarda qeliza. Ekipi indentifikoi organizmat një-qelizorë që ushqehen me materien organike të tokës dhe çlirojnë gazin metan, një gaz më i rëndë sesa dioksidi i karbonit. Shkencëtarët krahasuan mostra të marra nga shtresat e sipërme të ngrira – që ngrijnë dhe shkrijnë çdo vit me ndryshimin e stinëve dhe ato nga shtresat e ngrira përgjithmonë në të cilat mikrobet janë bllokuar për shekuj të tërë. Ndërsa fillimisht duken shumë ndryshe, Jansson thotë se të dyja mostrat u bënë shumë të ngjashme pas shkrirjes. Jansson thotë se kuptimi i mënyrës sesi mikrobet reagojnë gjatë shkrirjes së akullit do të ndihmojë në përmirësimin e modeleve të krijuara për të parë ndryshimet klimatike. Studimi është publikuar në numrin e fundit të revistës Nature.