E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndikimi i ekonomisë kineze në çmimet e ushqimit në botë

Çmimet e ushqimeve pësuan rritje gjatë vitit 2011. Ndonëse specialistët thonë se inflacioni mund të bjerë vitin që sapo filloi, ata nuk presin ulje çmimesh për shumë artikuj ushqimorë. Kina, është njëri prej vendeve që ka një ndikim në çmimet e ushqimit në botë. Rritja ekonomike e këtij vendi ka ndikuar tek bujqit dhe konsumatorët e ushqimit anembanë botës. Çmimi i mishit të derrit, ushqimi kryesor në Kinë, u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2011 dhe kjo bëri të ulej dukshëm përdorimi i tij. Mishi ishte luks në Kinë vetëm pak dekada më parë. Ushqimi ishte me racion deri në vitet 1980. Reformat ekonomike të Ten Ciaopinit në vitin 1980 shtruan rrugën që çoi në rritjen e mëtejshme të Kinës. Dhe ashtu siç ndodh kudo ku njerëzit dalin nga varfëria, kinezët nisën të ushqehen më mirë thonë specialistët. Konsumimi i mishit të derrit është dyfishuar që nga viti 1990, ndërsa konsumi i mishit të pulës është pesëfishuar. Çmimet pritet që të qëndrojnë të larta pjesërisht pasi Kina nuk ka bërë rritje të mëtejshme. Zgjerimi i klasës së mesme në këtë vend është projektuar që të trefishohet këtë dekadë, saktësojnë specialistët. E emgjithatë në ndikimin e cmimit të ushqimeve në botë, nuk është vetëm Kina. Njerëzit në Indi, Brazil dhe në të tjera ekonomi në rritje, po rriten në një situatë të mirë ekonomike e po ushqehen më mirë. Përveç kësaj, bota pritet që të ketë 2 milirad njerëz më shumë deri në mes të çëtij shekulli, e ky është një lajm i mirë për bujëqërit që sipas tyre me rritjen e popullsisë do të ketë edhe shtim të kërkesë për ushqime”. Por deri sa të realizohet kjo, çmimet e ushqimit duket se do të mbeten të larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›