E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët republikanë për president kritikojnë ashpër Iranin

Kandidatët republikanë, që konkurojnë për emërimin e partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, po kritikojnë ashpër Iranin, ndërsa shtohen tensionet në Gjirin Persik. Ushtria e Iranit ka shtuar ndjeshëm retorikat ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa sanksionet më të fundit ekonomike me sa duket kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë iraniane. Kohët e fundit, Irani përfundoi manovra detare në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kryesore për transportin e naftës në Gjirin Persik. Teherani ka kërcënuar të ndërpresë trafikun detar në këtë ngushticë, nëse fuqitë perëndimore vendosin sanksione ndaj eksporteve iraniane të naftës. Por Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e hedh poshtë. Kandidati republikan për president, Rick Santorum në dekalratën e tij thotë se ai do tu drejtohej iranianëve duke u thënë që të hapin për inspektime qendrat bërthamore dhe të fillojnë eliminimin e tyre ose ne do t`i shkatërrojmë këto qendra me anë të sulmeve ajrore, madje ta bëjmë publik një veprim të tillë”. Analistët thonë se megjithë retorikën e ashpër të kandidatëve republikanë ndaj Iranit, qëndrimet e tyre nuk ndryshojnë shumë nga politika e tanishme amerikane. Megjithatë, jo të gjithë kandidatët republikanë mbështesin masa ushtarake kundër Iranit. Ligjvënësi nga Teksasi, Ron Paul, i cili është lundër luftës, ka bërë thirrje për kujdes dhe thotë se nëse shba do të reagojë me emocione dhe do të marë pjesë në bombardimin e Iranit, do ta gjejë veten në një gjendje edhe më të vështirë”. Analistët thonë se shpesh kandidatët presidencialë përdorin çështje të politikës së jashtme për të demonstruar fuqinë e Amerikës, duke thënë se janë gati të përdorin forcën ushtarake për të përmbushur objektivat e tyre në botë. Sidoqoftë, disa iraniano-amerikanë thonë se komentet e ashpra të republikanëve janë të pakujdeshme. Ata shpresojnë që politika amerikane ndaj Iranit të ndryshojë nga sanksionet e ashpra në përpjekje për negociata, një hap ky, që ata e pranojnë se është i vështirë në një vit zgjedhjesh

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›