E Diel, 1 Nëntor 2026

Mikrofoni i saj më shumë volum se i kolegeve

Beyonce, Michelle dhe Kelly e ndezën skenën me performancën e tyre në Super Bowl me datë 3 shkurt, por sipas disa burimeve, besohet se mikrofoni i Beyonce kishte më shumë volum se sa që kishin ish anëtaret e bendit të saj. 

Dy javë pas skandalit që përfshiu paraqitjen e Beyonce në inaugurimin e Presidentit, ku doli se ajo nuk kishte kënduar live, Beyonce e gjeti veten në qendër të një tjetër skandali duke u akuzuar se kishte mikrofonin me më shumë fuqi zëri sesa anëtaret e Desnity’s Child.

“Ishte shumë e vështirë të dëgjohej zëri i Rowland dhe Williams, si pasojë e volumit të mikrofonit apo edhe të muzikës në prapavijë. Ato mezi dëgjoheshin derisa këndonin këngën e bendit “Independent Woman””, shkruhet ndër të tjera në disa medie amerikane.

Sidoqoftë, Beyonce është shprehur e lumtur që arriti të mblidhte bendin e saj për këtë performancë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›