Vesa, për Lilin

Këngëtarja Vesa Luma, ishte mes atyre që nderuan figurën e muzikës shqiptare, Liliana Çavolli.Mbrëmjen e së dielës, ajo mori pjesë në gala koncertin e titulluar “Kënga dhe shpirti, për Lilin me zemër”.
"Ndjenjë të bukur përjetova gjersa këndoja pranë Divas sonë, Liliana Çavolli dhe kolegeve të saj, që shënuan histori në muzikën tonë. Njejtë jam ndier kur kam kënduar para Divas, Nexhmije Pagarusha kohë më parë...dhe mendova ...sa mirë kur institucionet kujdesen për muzikën dhe këngetarët e mëdhenjë. Na jep vullnet ne këngëtarëve të rinjë të mendojmë mirë se çfarë t'i japim publikut, që në të ardhmen të jemi shembull!", ka shkruar Vesa në rrjete sociale.
Koncerti u organziua me rastin e dy përvjetorëve të Çavollit, 70-vjetorit të lindjes e 50-vjetorit të karrierës.Mes të tjerëve, në skenë performuan edhe Hana Cakuli, Sanije Matoshi, Vedat Ademi, Genc Salihu, Riza Bytyçi, Hysni Klinaku, Flaka Krelani, Lindita Hakaj, Edona Reshitaj, Elizabeta Qarri – Musliu, etj. /Indeksonline/