E Diel, 1 Nëntor 2026

Mikroskopi zbulon vrasesin e videos para kryeministrise

THIRRET PJERIN NDREU


Thirret edhe Pjerin Ndreu ne Prokurori. Dje eshte kerkuar edhe sekuestrimi i ftesave te deputeteve te PS-se per demonstraten. Ndersa deputeti Doshi ka shkuar ne Prokurori dhe ka shtyre takimin per shkak te prezences se madhe te kamerave


JO VRASJE NGA AFR


shte kryer akt-ekspertimi i rrobave te viktimave dhe rezulton se nuk ka fakte-plotesues si djegie apo barut cka do te thote se bie zyrtarisht pista e vrasjes nga afer. Rezulton se te tre te vraret jane qelluar nga nje distance e larget mbi 10 metra


PLUMBI I VEIZIT


Nga ekspertimi i predhes 9 mm te gjetur ne trupin e Ziver Veizit ka rezultuar se ajo eshte e demtuar. Nga keqyrja mikroskopike ka rezultuar se jane gjetur copa te imta te mbetjeve te djegura te pjese se druri gjethe apo pishe te lulishtes para gardistit


URDHRA ARRESTI


Jane leshuar edhe tre urdhra arrestit per personat e tjere te cilet jane konstatuar se kane kryer veprime vandale dhe te dhunshme ndaj policise apo prones shteterore e private. Keta jane persona qe kane djegur makina private prane protestes.


NDALIME ME FOTO


Prokuroria ka kerkuar nga policia te sjelle fotot e demonstruesve qe shfaqen ne akte shkaterrimi te prones apo qe kane qelluar police. Sipas prokuroreve keto raste do te dergohen ne gjykate per caktim te mases se sigurise qofte edhe ne mungese


GARDA SJEP ARMT


Garda i ka vene ne dispozicion prokurorise vetem 52 arme te ndryshme si automatik Kallashnikov apo edhe MP-5 e arme te tjera qe perdoren nga Garda. Nuk jane dhene armet e tjera te kerkuara me justifikimin se Garda mbetet pa arme


GARDA N KULL


Garda nuk pranon bashkepunimin me Prokurorine. Nuk sillen per tu marre ne pyetje gardistet qe jane brenda nderteses se kryeministrise. Jane derguar dy prokurore dhe tre oficere brenda ambienteve te kryeministrise per te evidentuar te plagosurit


LETR BASHS


Dje i eshte derguar Ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit nje shkrese ku i kujtohet zbatimi i urdher-ndalimeve te firmosura per gjashte gardistet nga drejtuesi i prokurorise Sokol Malaj

PAMJET E REUTERS


Prokurorise dhe policise i eshte vene ne dispozicion nga agjencia Reuters arkivi i filmimeve te bera gjate demonstrates ku eshte arritur te identifikohen pjesa me e madhe e pjesemarresve ne aktet e dhunes.
Pamjet po verifikohen me imtesi

RRAHJA E POLICIT


Ka raste dhune pa lidhje me protesten. Nje prej te ndaluarve Olti Topi 3 dite para demonstrates ka qene i shoqeruar ne komisariatin nr.2 per vjedhje dhe diten e demonstrates ka sulmuar nje polic i cili e kishte dhunuar gjate qendrimit ne paraburgim.


PROKURORIA
Ekspertet Vrasja e Veizit nga larg predha ne trup me demtime


Ekskluzive
Raporti i Eksperteve te Institutit te Policise Shkencore ne varesi te Ministrise se Brendshme


Gjurmet ne predhen 9mm. Ja cfare zbuloi keqyrja e plumbit qe shkaktoi vdekjen e protestuesit Ziver Veizi


TIRAN - Jane vete ekspertet e Institutit te Policise Shkencore te cilet jane ne vartesi te Ministrise se Brendshme ata qe ne perfundim te akt-ekspertimit te predhes se plumbit te gjetur ne trupin e te vrarit gjirokastrit Ziver Veizi kane konstatuar disa demtime te vecanta qe provojne trajektoren e plumbit dhe ne rrjedhoje personin qe ka qelluar.


Sipas akt-ekspertimit tashme te dorezuar ne prokurorin e kryeqytetit e cila e ka administruar ne dosjen hetimore eshte konstatuar se ne predhen e nxjerre nga trupi i te ndjerit Veizi ka demtime te shkaktuara nga kontakti me trupa te huaj.


Kontakt ky qe sipas eksperteve ka ndodhur gjate pershkrimit te rruges nga tyta e shkrepur e armes se gardistit e deri ne trupin e te vrarit Veizi.
Ne perfundim te akt-ekspertimit te predhes se gjetur ne trupin e te vrarit Ziver Veizi jane konstatuar demtime. Keto demtime kane ardhur si pasoje e kontaktit te predhes me trupa te huaj para se plumbi ta godas viktimen Veizi.


Sipas eksperteve ne predhen 9 mm qe ndodhej ne trupin e te vrarit jane konstatuar me ane te keqyrjes mikroskopike rrathe anash predhes cka do te thote ne gjuhen e eksperteve se para se te goditet viktima predha ka pas kontakt me sende te tjera.


Gjithashtu ne raport ekspertet kane pershkruar edhe disa fije bari shkurre apo edhe te drurit te pishes te cilat jane gjetur se bashku me predhen ne trupin e viktimes. Keto trupa te huaja ne predhe sipas eksperteve konfirmojne se plumbi para se te godas trupin e te vrarit ka pas kontakte me fije bari gjethe shkurre apo edhe dege te pishave - referuar raportit te perpiluar nga ekspertet e Institutit te Policise Shkencore.


Sipas ketyre te dhenave te pershkruara me imtesi ne raport rezulton se teoria e disa mediave forumeve analisteve apo disa politikaneve etj se Veizi eshte vrare nga personi i thinjur ngjitur me cader ne dore apo nga njeri nga tre personat e fshehur prapa shtylles se portes hyrese te kryeministrise bie.


Sipas prokurorise ekspertimi i Policise Shkencore perben nje prove te rendesishme per organin e akuzes dhe eshte renditur tashme ne provat qe deshmojne se plumbi qe goditi te ndjerin Veizi ka ardhur nga brenda rrethimit te kryeministrise nga dritarja e ndodhur vetem nje kat poshte zyres se Sali Berishes.


Keqyrja e rrobave Viktimat nuk jane qelluar nga afer

Gjithashtu po ekspertet e policise shkencore qe ndodhen prane Ministrise se Brendshme sipas prokurorise kane perfunduar edhe keqyrjen e rrobave te tre viktimave duke arritur ne konkluzion se vrasjet e tyre nuk jane kryer nga nje distance e afert.


Nga ekspertimi i rrobave te tre te vrareve rezulton se nuk ka asnje faktor plotesues baruti apo djegie ne vrimat hyrese. Mos gjetja e faktoreve plotesues ne rrobat e viktimave hedh poshte dyshimet se vrasjet e tyre jane kryer nga nje distance e afert- thuhet nga prokuroria duke hedhur poshte keshtu edhe pretendimet e mjekut te Spitalit Ushtarak qe nxitoi duke deklaruar se ata ishin vrare nga afer.


Sipas akuzes nese viktimat do te qelloheshin nga afer ne rrobat e tyre do te kishte mbetje te barutit apo sic njihen ne gjuhen e eksperteve faktor plotesues. Gjithashtu rreth vrimes hyrese te predhes nese viktima eshte qelluar nga afer rroba do te kishte djegie cka ne rastet konkrete asnjeri nuk kishte djegie.


Ben pershtypje fakti qe ky perfundim bie ndesh haptas me ate qe deklaruan cuditerisht ne union vetem pak pas masakres ne Bulevardin Deshmoret e Kombit mjeku Sami Koceku i Spitalit Ushtarak ministri Arben Imami ne TV Klan dhe Sali Berisha ne konferencen e shtypit ne oren 19.00 po ate dite.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›