E Diel, 1 Nëntor 2026

Qellova kur pashe policin qe me kishte rrahur dy dite me pare

Deshmia e nje prej te rinjve te ndaluar E kisha vetem me policin qe me dhunoi ne komisariat


TIRAN- Diten e demonstrates u hakmora ndaj policit dhe kolegeve te tij duke i qelluar me gure se bashku me shoket e mi pasi dy dite para demonstrates njeri nga ata me kishte rrahur ne Komisariatin numer dy ku isha shoqeruar si i dyshuar per nje vjedhje.


Keshtu e justifikoi dhunen e ushtruar ndaj policise demonstruesi Olti Topi i arrestuar mbremjen e se henes ne kryeqytet gjate deshmise se dhene para prokurorit vetem pak minuta pas arrestimit te tij nga policia. Arrestim ky qe ka ardhur pas zbardhjes dhe printimit ne foto te pamjeve te regjistruara nga kamerat e sigurise se kryeministrise dhe medias ku i riu Topi identifikohet si njeri nga personat qe qellon me gure ndaj efektiveve te policise.


Te premten kam dale ne proteste si te gjithe te tjeret per te protestuar kunder ketyre por situata doli jashte kontrollit dhe Garda filloi te na qellonte me arme policia me plumba gome dhe gaz lotsjelles. Une me ca shoke te mi u larguam prane Piramides dhe po qendronim aty.


Gjate kesaj kohe kam pare ne nje kordon policet e Komisariatit nr.2. Grupi i gatshem i ketij komisariati dy dite para demonstrates me kishte ndaluar per 12 ore duke ushtruar dhune ndaj meje. Me rrahen gjithe kohes deri kur me liruan pasi nuk pranoja akuzen e vjedhjes.


Ne Komisariat ishte njeri nga policet qe me rrahu dhe me fyente e ofendonte gjithe kohes. Dhe kete polic e kam pare ne kordonin e policise qe ishte mes kryeministrise dhe Piramides. Aty kam organizuar shoket me te cilet isha dhe vendosa te hakmerresha.


Morem gure dhe pllaka te hequra nga Piramida dhe iu turrem policise duke i qelluar. Une dhe shoket donim te qellonim vetem ate policin qe me kishte rrahur por ata policet e tjere u perfshine vete sepse po filluan po qellonin edhe ata. Kjo ka qene arsyeja pse une qellova policine- tha shtetasi Olti Topi para prokurorit te ceshtjes i cili pritet ta dergoj per vleftesim te arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj tij.


Identifikimi i Topit dhe shokeve te tij u be nga pamjet filmike te regjistruara nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ia ka dorezuar Policise dhe Prokurorise kaseta bruto.


Doshi nuk paraqitet ne prokurori

TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste z.Tom Doshi edhe pse kishte konfirmuar para prokurorise se do te paraqitej per te dhene shpjegime ne lidhje me demonstraten e 21 janarit nuk eshte paraqitur.


Sipas te dhenave te mesuara nga grupi hetimor konfirmohet se deputeti Doshi kishte pranuar me vullnetin e tij te lire te paraqitet ne prokurori me cilesine e personit qe ka dijeni per faktin per te deshmuar ne lidhje me prezencen e tij mes turmes vetem pak minuta para se te shperthej dhuna mes demonstruesve dhe policise. Por ne momentet e fundit Doshi ka kerkuar te paraqitet ne ditet ne vazhdim. Mendohet se shkak ka qene prezenca e shumta e mediave ne oborrin e Prokurorise.


Nderkaq deputeti tjeter i Partise Socialiste Paulin Sterkaj ka pranuar te paraqitet vullnetarisht ne prokurori ne ditet ne vazhdim. Per te zbardhur pranine e tyre mes turmes dhe pozicionit te tij ne menyren e organizimit te kesaj proteste prokuroria ka kerkuar te marr ne pyetje edhe kryetarin e Partise Socialiste te Tiranes Pjerin Ndreu. Te tre keto eksponente te njohur te PS-se do te paraqiten brenda javes ne prokurori per te dhene shpjegime per demonstraten e 21 janarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›