Miku i Pinari e Delijorgjit rrezikon 5 vite burg

Prokuroria e Florides dha pretencen e saj per Efraim Diverolin qe bleu arme e municione nga Shqiperia
Efraim Diveroli i cilesuar si femija gjeni i armeve-qe miku dhe bashkepunetori i ngushte ne tregtine e e municioneve te Gerdecit me Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin mund te perballet ne SHBA me nje denim prej pese vitesh burgim.
Dy bashkepunetoret e ngushte te Diverolit ne Shqiperi tashme jane te akuzuarit kryesore per tragjedine e ndodhur ne Gerdec me 15 mars te vitit 2008 kur punishtja qe punonte kryesisht per Diverolin shpertheu duke vrare 26 persona e duke gjymtuar 300 te tjere.
Sipas gazetes se Majemit Miami Herald akuzat e ngritura nga nje gjykate ne Majemi kane te bejne me nje kontrate prej 300 milione dollaresh e nenshkruar prej tij me pentagonin. Ai mund te perballet me nje denim deri ne pese vjet burg nese denohet ne Gjykaten e Federale te Majemit- thuhet ne gazete. Nderkaq nje vit e gjysem me me pare per te u kerkua deklarimi i tij fajtor per akuzen e konspiracionit.
Diveroli terhoqi vemendjen e Kongresit kur ai u arrestua ne vitin 2008 nen akuzat per shitjen e ndaluar te municionit kinez ushtrise amerikane per te furnizuar forcat afgane.
Municionet ishin blere ne Shqiperi nga Diveroli nepermjet bashkepunetoreve te tij qe kishin punuar me Ylli Pinarin. Diveroli ka qene ne paraburgim federal qe nga gushti pasi ai u arrestua. Ai u deklarua fajtor per kete akuze federale ne tetor dhe e pret denimi me pas kete muaj- thote gazeta e Floridas Miami Herald ne shkrimin e gazetarit Xhej Uiver Jay eaver.
Diveroli ka pranuar se ka komplotuar me punonjes te kompanise se tij AEY Inc me qender ne Miami Beach per ti shitur ushtrise amerikane 10.3 milione dollare nga municionet e ndaluara kineze. Kompania e Diverolit u perpoq ti maskonte si te prodhuara ne Shqiperi. Pentagoni bleu disa arme nga AEY ne 2007 per te furnizuar forcat aleate ne Afganistan per luften kunder talebaneve dhe kryengritesve te Al Kaedes.
Ne kembim te pranimit te nje akuze konspirative per te bere deklarata te rreme te qeverise Zyra e Prokurorit te SHBA-se ne Miami ra dakord te heqe 84 akuza te tjera te prokurimit dhe nje akuze konfiskimin. AEY gjithashtu u deklarua fajtor per te njejten akuze.
Kompania e tij dhe Pentagoni kishin rene dakord per ti shitur rreth 300 milione dollare ne arme dhe municione me nje vit e Ushtrise Amerikane para se ai dhe tre persona te tjere jane te akuzuar per konspiracion dhe shkelje te prokurimit ne mars 2008. Dy punonjesit e tjere Aleksander Podricki Alexander Podrizki dhe Dejvid Pakuz David Packouz pranuan fajesine ne vitin 2009 dhe presin gjithashtu denimin kete muaj.