E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat pergjaken nga armet e zjarrit mjeket ne gatishmeri

Shefi i Traumes Olldashi ka pasur te plagosur me arme zjarri me shume se vitet e tjera. Stafi mjekesor ne gatishmeri per ti pritur


Festat e fundvitit nuk kane kaluar pa u shoqeruar edhe me lendime. Madje pergjakja e festave nuk eshte ndalur as nga plagosjet me arme zjarri menyre kjo aspak normale per te festuar.


Kirurgu ne Sherbimit e Qendres Kombetare te Traumes ne Spitalin Ushtarak Fatos Olldashi pohon se kete vit ka pasur me shume se vitet e tjera plagosje nga armet e zjarrit gjate nderrimit te viteve. Nderkohe edhe burime prane sherbimit te Djegie-plastikes ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza pohojne se lendime ka pasur edhe nga fishekzjarret.

Plagosjet


Duket se shqiptaret nuk kane ndermend te heqin dore nga zakoni i te festuarit me arme ne dore edhe pse ky fenomen gjithmone ka shenuar viktima. Mund te themi se kete vit kemi me shume te plagosur nga arme zjarri gjate nderrimit te viteve. do vit shenohen raste te tilla por ky vit ka pasur nje bilanc me te madh te demtuarish.


Aktualisht kemi 4 persona qe jane plagosur rende nga armet e zjarrit gjate nderrimit te viteve pohon Olldashi duke thene se numri i te plagosurve me arme zjarri ka qene me i madh por disave prej tyre u eshte dhene ndihme mjekesore dhe jane derguar serish ne shtepi.

Nderkohe ai pohon se nuk arrijne dot te shpjegojne se perse eshte rritur numri i personave te plagosur me arme zjarri por nga ana tjeter ai ben apel qe te heqin dore nga menyra e te festuarit me arme ne dore.


Nderkohe Olldashi thekson se gjate nderrimit te viteve stafi i Spitalit Ushtarak ka qene ne gatishmeri te plote per te pritur te lenduarit. Duke ditur eksperiencat nga vitet te tjera per shkak te aksidenteve lendimeve apo plagosjeve stafi mjekesor qendron ne gatishmeri te plote ne menyre qe te gjendemi ne sherbim te pacienteve edhe pse jane dite festash- pohon Olldashi.


Fishekzjarret


Nderkohe pavijoni i Djegie-Plastikes nuk e ka kaluar fare ne heshtje diten e nderrimit te viteve pasi edhe aty jane paraqitur raste pacientesh qe kane pesuar djegie nga fishekzjarret. Theksojme se nuk ka asnje situate alarmante dhe djegiet nuk kane qene te nje shkalle te rende.


Ne pergjithesi personat kane ardhur dhe kane marre ndihmen e shpejte pastaj jane larguar per ne shtepi- pohon personeli duke shtuar se ne pergjithesi personat qe paraqiten jane mosha te reja.


Ndersa kirurgu i Spitalit Ushtarak Fatos Olldashi thekson se traumat nga fishekzjarret kane qene me pak raste se vitet e tjera megjithate ai thekson se edhe kete lendime nuk kane munguar te cilat ne disa raste kane qene te nje shkalle te rende.

Festat e fundvitit fluks aksidentesh

Aksidentet po behen gjithnje me problematike dhe per fat te keq as ditet e festave nuk jane kursyer aksidentet automobilistike. Keshtu u shpreh kirurgu Fatos Olldashi i cili theksoi se ne keto dite festash rruget e vendit jane pergjakur nga aksidentet.


Nderkohe ai shpjegoi se shkaku kryesor i numrit te madh te aksidenteve kane qene emigrantet te cilet te pa ambientuar me terrenin shkaktojne perplasje duke sjelle demtime deri ne vdekje te udhetareve.


Nderkohe shkak tjeter mbetet edhe perdorimi pa kriter i pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve te cilet nuk arrijne te jene te pergjegjshem ne drejtimin e automjeteve. Mendoj se duhet te merren masa qe aksidentet te mos shkaktojne kaq shume viktima as ne dite festash dhe as ne dite te zakonshme.


Mund te them se numri i te vdekurve eshte gjithnje e me i madh nga aksidentet. Ka ardhur koha qe ky problem te evitohet dhe per kete duhet te punojne strukturat perkatese por te ndergjegjesohen edhe vete njerezit - theksoi Olldashi.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›