Shqipëria, Guantanamoja e dytë e egjiptianit
Tiranë- Ky është Sherif Al-Mashad i cili për 8 vjet qëndroi në burgun e Guantanamos si i dyshuar për terrorizëm. Një marrëveshje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare do ta sillte atë në Shqipëri sëbashku me 10 të burgosur të tjerë.
I lindur në Egjipt, 36 vjecari Al-Mashad ishte emigrant në Itali dhe më pas do të shkonte në Afganistan. Pas qëndrimit në Guantanamo ai është duke u përballur me një tjetër problem. Moslejimin e udhëtimit nga qeveria shqiptare, për në vendlindje.
Në këtë intervistë të parë televizive ai shpjegon përpjektjet për tu bashkuar me familjen, si u kap në Afganistan, cfarë ishte burgu Guantanamo, jetën e re në Shqipëri ku edhe është martuar me një vajzë shqiptare, dhe kërkesën drejtuar gjykatës amerikane për të pastruar emrin e tij si i dyshuar në përfshirjen në terrorizëm.
Zoti Almashad, sa kohë keni që i jeni drejtuar me një kërkesë qeverisë shqiptare për tu rikthyer pranë familjes tuaj në Egjipt?
Që prej 8 muajsh. Kurrë nuk kam marrë një përgjigje të qartë. Kam folur me drejtoreshën e refugjatëve zonjën Drita Avdyli, dhe zyrtaret e ministrise se Brendshme. Ata kanë kërkuar një garanci nga Egjipti që në rast kthimi unë nuk do të persekutohem. Ky dokumentacion ka mbërritur dhe unë e kam një kopje të kësaj letre. Po kështu edhe ambasadorja e Egjiptit ja ka përcjellë këtë dokument ministrisë së Brendshme, të Jashtme dhe asaj të Drejtësisë. Dua të them se nuk ndjehem keq në Shqipëri por kam arsyet e mia përse duhet të vizitoj familjen time në Egjipt. Kam nënën te moshuar dhe te sëmurë. Nga ana tjetër jam shumë krenar që jam në Shqipëri. Këtu jam martuar me një vajzë shqiptare por dëshiroj që shteti shqiptar të sillet me ne në mënyrë normale. Në bindjen time nuk ka asnjë arsye përse të na trajtojnë me fobi. Ne nuk kemi përse të paguajmë edhe njëherë tjetër një taksë të cilën ne e paguam për 8 vjet në burgjet e Guantanamos.
A keni dijeni se çfarë ka ndodhur me të tjerë përsona që kanë qenë të ndaluar në Guantanamo dhe janë marrë nga vënde të tjera europiane siç ishte edhe rasti i Shqipërisë?
Me sa di, prej atyre 40 personave që ishin në Guantanamo janë shpërndarë në të gjithë Europën, ku 20 prej tyre janë në Britaninë e Madhe një pjesë e tyre janë kthyer në vëndet e tyre apo kanë mundësi të lëvizin në të lirë nëpër Europë. Një gjë e tillë më bën të cuditem përse shteti shqiptarë këmbëngul me kaq forcë që unë të qëndroj këtu dhe mos të kthehem ne vendin tim. Italia, Zvicra, Britania apo Cekia ua kanë dhënë të drejtën të burgosurve të Guantanamos të kthehen në vëndet e tyre ndërkohë që shteti shqiptar të paktën nuk na jep as edhe një arsye të fortë për ndalimin e largimit tone.
Bashkëshortja juaj është ndaluar në dy raste është ndaluar të udhëtojë jashtë Shqipërisë. Mund të na shpjegosh se çfarë ka ndodhur?
Po, me sa më kujtohet është ndaluar në 10 shtator të vitit të shkuar dhe herën e dytë pas një jave më 17 shtator. Ajo dëshironte të vazhdonte studimet ne Egjiptit, por kur shkoi ne aeroport me pasaporte dhe vize egjiptiane, policia e ndaloi. Kur iu drejtova autoriteve për shpjegime më thanë që duhet t’i drejtohem gjykatës. Sigurisht kjo nuk është e drejtë pasi nuk ka arsye për të shkuar në gjykatë. Nuk më çuan në gjykatë kur isha në Guatanamo dhe përse duhet t’i drejtohem për këtë gjykatës shqiptare?
Do të doja tju pyes, si ndodhi arrestimi juaj në Afganistan dhe si përfunduat në duart e amerikanëve?
Pas ngjarje të 11 Shtatorit, vetëm prezenca e një personi arab në rrugët e Pakistanit dhe Afganistanit ishte një arsye e mjaftueshme që t’i te arrestoheshe. Ne u ndodhëm në një kurth në fshatrat që ishin pranë kufirit me Pakistanin. Pasi kam bujtur në një familje ata njoftuan forcat pakistaneze të cilat na arrestuan pa asnjë lloj rrezistence në një formë shumë paqësore dhe më pas na kaluan tek amerikanët. Unë jam krenar për shkuarjen time në Afganistan. Kishte të bënte me dhënien e ndihmave humanitare popullit afgan. Për ketë jam krenar dhe s’kam aspak frikë ta pohoj. Përsa i përket jetës në Guantanamo dhe do të përpiqesha të gjeja një fjalë për ta përshkruar atë dhe jetën tonë atje mund të them me plot gojën që Guantanamo ishte një laborator dhe jo një burg. Për këtë arsye atje janë ushtruar të gjitha mënyrat e dhunës. Prandaj e them se nuk ishte një burg për njerëzor por e ndërtuan në formën që ata dëshironin.
Në fund të intervistës Al-Mashad tregon se sëbashku me avokatët e tij, 18 muaj më parë i është drejtuar gjykatës amerikane për t’i kthyer dinjitetin. Është një çështje që kërkon kohën e vet pohon ai. Ndërkohë prioritet mbetet takimi me familjen që nuk e sheh për më shumë se 11 vjet e cila varet drejtëpërsërdrejti nga qeveria shqiptare.
Marrë nga TCH
Kush është Sherif El Mashad
Sherif El Mashad u transferua nga Kandahari në gjirin e Guantanamos në Shkurt të vitit 2002 dhe qëndroi atje për tetë vite, derisa u lirua në 2010-ën. Sherif ishte pronar i një biznesi të vogël në Itali kur ai u kap në fshatrat e Afganistanit në kufi me Pakistanin.
Përpara arrestimit të tij Sherif kishte bërë një jetë të lumtur dhe të ligjshme si një rezident italian për më shumë se katër vjet. Pas ndalimit ëndrra e tij ishte shumë e thjeshtë: të kthehej në shtëpinë e tij në Egjipt pranë familjes. Është ëndrra që e shoqeroi që pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA.
Në korrik të 2011-ës, kur askush nuk mund ta imagjinonte çdo ndodhte muaj më vonë në Nju Jork, Sherif la shtëpinë e tij në Komo dhe udhëtoi drejt Afganistanit për të marrë pjesë në veprimtari bamirësie për dy muaj.
Sherif ka lindur në një familje të madhe më 14 Dhjetor 1976 në Shibin Elkom të Egjiptit. E ëma punonte në një shkollë të mesme, teska i ati ka vdekur në vitin 1997.
Sherif gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm ka qënë një nxënës shembullor, kishte shumë miq dhe vlerësohej nga mësuesit. Spikasnin aftësitë e tij në sportet e notit dhe atletikës, kishte talent në zdrukthari dhe zejtari çka bëri që të ndiqte studimet profesionale. Pas diplomimit punoi për 3 vjet në disa resorte në plazhet e Egjiptit në Sinai.
Në vitin 1997, pas vdekejs së babait, Sherif ishte në kërkim të një pune më të mirë jashtë Egjiptit, dhe si djali më i madh filloi të mbante përgjegjësi për familjen. Ai shkoi në Komo të Italisë të jetonte me xhaxhanë, një qytetar italian dhe kërkoi për një punë.
Pasi mori lejen e qëndrimit punoi fillimisht në një restorant, pastaj në një bar por aftësitë e tij në punët me lëndë drusore bënë që të gjente punë në kompaninë e piktuarve ‘Alphonso Pretti dhe Cannella’. Më pas ai mori një lincesë nga Dhoma e Tregtisë së Komos që mund të punojë si kontraktor i pavarur. Sherif ka në pronësi kompaninë e tij të quajtur ‘El Sherif Masha’, ka paguar rregullisht taksat dhe kurrë s’ka patur probleme me autoritetet italiane.
Në pranvrerën e vitit 2001 takoi një biznesmen kuvajtjan, Abu Sa’ad. Ai e inkurajoi Sherifin të udhëtojë drejt Afganistanit për bamirësi. Sherifi e pa këtë si një mundësi të dyfishtë. Do bashkëpunonte me një biznesmen të fuqishëm dhe do të bënte edhe bamirësi duke ndarë ushqime, batanije dhe veshje.
Ai rezervoi një biletë vajtje-ardhje që të qëndronte në Afganistan disa muaj dhe të kthehej më pas në shtëpi. Sherif shpenzoi më pak se dy muaj në Afganistan para Shtatorit 2001. Rajoni u përkeqsua nga kaosi dhe dhuna. Kur u përpoq të kalonte kufirin e Afganistanit ai u arrestua dhe iu dorëzua amerikanëve.
Sherif u mbajt fillimisht në Kandahar ku u dhunua dhe keqtrajtua. Më pas u transferua në gjirin e Guantanamos ku qëndroi