Shqipëria merr 53 milion euro kredi nga BERZH-i

Berisha me përfaqësuesit e BERZH-it
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me dy përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai u takua me Drejtorin e Menaxhimit për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Jean Marc Peterschmitt dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, Claudio Viezzoli.
Takimi – edhe pse në njoftimin e zyrës së shtyp të kryeministrisë nuk bëhet i ditur – është bërë në kuadër të firmosje së marrëveshjes për kredinë prej 53 milion eurosh marrë nga Shqipëria për ndërtimin e dy rrugëve.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë BERZH, ku thueht se ajo do të financojë ndërtimin e dy bypass-ve në juglindje të Shqipërisë. Bëhet fjalë për rrugën në Fier me gjatësi 22 km dhe Vlorë me gjatësi 29 km. Projekti është i bashkë financuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe BE.
Që prej operimit në Shqipëri, BERZH ka investuar në vendin tonë më shumë se 665 milion euro në disa sektorë të ekonomisë së vendit dhe 1.3 miliard investime në rrugë.