Mila Kunis dëshiron të luaj në ’Fifty Shades of Grey’

Aktorja, Mila Kunis e shpallur si femra më seksi në botë për vitin 2012 ka thënë se, do të donte të luante në versionin filmik të ,’Fifty Shades of Grey’ një novelë erotike e cila po thyen rekorde lexueshmërie dhe deri më tani është shitur në 65 milionë kopje.
Mila, ka zbuluar se, do t’ia kalonte mirë nëse do kishte rastin të luante në një film të mundshëm të bazuar në novelën erotike të, Anastasia Steele.
“Ka momente kur krejt çka ju dëshironi është të bëni diçka argëtuese dhe ndryshe, sepse ju do ti’a kaloni mirë duke e bërë atë gjë”, ka thënë 29 vjeçarja.
Një aktore tjetër e cila mund të jetë pjesë e filmit është edhe, Emma Watson./Indeksonline/