E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taylor Swift portretizon princeshën Rapunzel

Taylor Swift e bazon pjesën më të madhe të jetës së saj dhe të teksteve të këngëve të saja në përalla.

Vlenë të përmenden hitet si “Love Story” apo “White Horse” dhe sigurisht kënga “Today Was a Fairy Tale”, prandaj jemi të sigurt se ajo mezi ka pritur që ta portretizonte princeshën Rapunzel për “Disney Parks”. 

Në prapaskenat e publikuara, Swift duket si një kukull e gjallë. E ulur në një pjesë e cila duket si një dritare ajo shkëlqente me flokët e saj të shtuar e të bardhë.

Sigurisht Swift është kënaqur në çdo minutë gjatë këtij foto sesioni. Por nuk është i vetmi yll që shndërrohet në personazh të përrallave. Ishte edhe Beyonce, që portretizoi Alician. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›