E Diel, 1 Nëntor 2026

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher llupës të paparë, hanë si të babëzitur në rrugë (FOTOT)

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, njëri prej çifteve më të komentuar dhe lakmuar në botën e Hollywood, duket se janë llupës të vërtetë.

Çifti është fotografuar rrugëve të Londrës duke ngrënë krepa, në një formë babëzie, ku nuk kursyen as lëpirjet e gishtave.

Ndoshta për mos tu njohur ata kishin vendosur edhe kapelet e bluzave sportive në kokë, teksa u strukën pranë një kioske për të blerë krepa.

Ashton duket se ka nevojë për qetësi të cilën e gjen tek e dashura e tij Mila, pasi aktualisht është duke u përballur me divorcin nga ish-bashkëshortja Demi Moore.

Demi po kërkon nga Ashton, i cili është aktori më i paguar në Hollywood, 10 milionë dollarë, duke argumentuar se ka qenë ajo që e ka bërë të famshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›