Linda Halimi i kërkon fëmijë Big D-së

Këngëtarja, e cila ka vendosur të jetojë këtë kohë në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj reperin Big D, ka një dëshirë që e do çdo grua.
Në rrjetin e saj Facebook ajo publikisht i ka kërkuar reperit të ketë një fëmijë tani me të, pasi ajo e shikon si një nevojë të momentit.
Besoj se edhe reperi, i cili e do shumë këngëtaren shqiptare do t’ia plotësojë këtë dëshirë.
Linda është duke u bërë gati për një album me këngë të reja. /Indeksonline/