E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan ne prag te finales se Superkupes

Milan vazhdon përgatitjet në prag të finales së Superkupës së Italisë kundër Interit, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në Pekin. Skuadra kuqezi e drejtuar nga Masimiliano Allegri kërkon të nisë me trofe sezonin e ri, ku në të njëjtën kohë do të kërkojë të ruajë titullin kampion.

Finalja e Superkupës është një test i vërtetë force për Milanin, që përballë do të ketë zikaltërit, rivalët e përjetshëm dhe në garën për titull.

"Kjo ndeshje është shumë e rëndësisihme për ne, pasi në lojë është Superkupa, por edhe sepse kjo përballje është një derbi.

Po e pregatisim në mënyrën më të mirë këtë sfidë, pasi të gjithë futbollistët duhet të jenë në formë. Kjo është vetëm ndeshja e tretë për ne në këtë fazë, por unë jam optimist se futbollistët do të japin maksimumin për të fituar këtë trofe”, ka bërë të ditur Allegri, i cili do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët brazilianë, përfshirë dhe Alexandro Paton. Ky i fundi është një nga pikat e referimit në sulmin milanist, ndërsa shprehet optimist për fitorën në finalen e Pekinit.

Ndeshja zhvillohet në Kinë, por kjo nuk e zbeh rëndësinë e ndeshjes. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne jemi këtu për të fituar dhe për t’u kthyer në shtëpi me Superkupën”, është shprehur Pato.

Milan ka udhëtuar drejt Kinës me të gjithë lojtarët e sezonit te fundit, ndërsa ka lënë në Itali blerjet e fundit, Mexes e Taivo, i pari i dëmtuar ndërsa tjetri nuk mund të luajë për shkak të skualifikimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›