Klinsman ne SHBA. Merr drejtimin e Kombetares

Juergen Klinsmann ka marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-trajneri i kombëtares gjermane dhe në të njëjtën kohë fitues i Kupës së Botës, si futbollist i kësaj skuadre, ka zëvendësuar në pankinën amerikane Bob Bradley, i cili u shkarkua nga detyra vetëm një javë më parë.
Në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së detyrës së re Klinsmann është shprehur entuziast për këtë aventurë. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe për kombëtaren amerikane. Emërimi si trajner i saj është një nder dhe më motivon shumë në punën time. Personalisht jam entuziast për këtë aventurë të re”, ka bërë të ditur Klinsman, i cili është trajneri i dytë i huaj në historinë e kombëtares amerikane, pas serbit Bora Milutinoviç që e drejtoi atë për katër vhet nga 1991 deri më 1995.Për Klinsmann kjo është hera e dytë që merr drejtimin e një skuadre amerikane, pas aventurës me përfaqësuesen e Gjermanisë në Botërorin 2006, ku arriti deri në gjysmëfinale. Më pas ish-sulmuesi u ul në stolin e Bajernit të Mynihut, ndërsa tani ka si objektiov kryesor kualifikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Botërorin 2014, që do të zhvillohet në Brazil.
Nertan Prifti