Situata ne Veri. Kryq 7 metra ne Merdare
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka bërë thirrje "për vetëpërmbajtje dhe mospërdorim dhune". Bogdanoviç, për televizionin B92, ka thënë se bisedimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, do të duhej të vazhdonin sot dhe se në këtë takim, “pala serbe do të paraqes propozimet e saj konkrete”.
Për takimin e mbrëmshëm, Bogdanoviq ka thënë se “ka ftuar gjeneralin Byler, që të gjithë të jenë të përmbajtur, që të mos përdoret dhuna”.“Ne nga ana jonë po bëjmë çmos që populli të mbetet i qetë, që askush të mos e provokojë dhe askujt nuk po i bjen ndërmend të marrë armët kundër popullit apo KFOR-it”, citohet Bogdanoviç.Ndërkohë serbët në veri të vendit kanë vazhduar të qëndrojnë në barrikadat e vendosura.Në Rudarë, mbrëmë vonë protestuesit kanë vendosur një kryq të madh, të lartë 7 metra, të cilin sipas mediave serbe do ta pagëzojë episkopi Teodosije.
Sipas burimeve, një helikopter i KFOR-it ka vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën nga ajri . Për shkak të situatës aktuale në veri të Mitrovicës, misionit të NATO-s në Kosovë pritet t’i shtohen rreth 700 trupa; 550 prej të cilëve nga Gjermania ndërsa 150 ushtarë të tjerë nga Austria.