E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan: Bekam mund të luaj deri në 40 vjeç

Milano - Mesfushori më i ri i Milanit, David Bekam, me parametrat fizik që ka garanton vazhdimin e karrierës deri në 40 vjeç. Këtë gjë e garantan vetë mjeku i Milanit që ka bërë analizat mjekësore të futbollistit, Jean-Pierre Meerseeman. E përditshmja angleze The Sun citon fjalët e stafit mjekësor të Milanit të cilët deklarojnë se Bekami mund të luajë futboll deri në majin e vitit 2015.

“Bekami mund të luajë edhe 5 ose 6 vjet të tjera, -thotë Jean-Pierre Meerseeman. Rezultatet e tij kardiovaskulare janë shumë të mira. Edhe gjendja e tij fizike është e mrekullueshme. Ajo që duhet të bëjë ai tani është të ndjekë me rigorozitet programin e trainimit”.

Bekami shembujt e lojtarëve që kanë luajtur dhe luajnë në moshë të madhe tek Milani i ka të shumtë. Mbrojtësi Alesandro Kostakurta ka luajtur deri në moshën 41 vjeçare. Maldini është duke kapur të 40-at, dhe luan akoma. Edhe portierët Abiati, Kalaç dhe Dida janë mbi 30 vjeç.

David Bekam është rikthyer në Europë tek skuadra e Milanit kur u duk se aventura e tij në këtë kontinent kishte përfunduar. Mesfushori anglez u largua nga skuadra e Realit të Madridit duke kaluar tek Los Anxhelos Galaksi në kampionatin amerikan para dy vjetësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›