Skolarit i shfaqen hijet e Mançinit tek stoli i Çelsit
Londer - Barazimi i fundit i Çelsit me Fulhamin i rëndon shumë pozitat e trajnerit Skolari tek kjo skuadër. “Blutë” kanë arritur të grumbullojnë vetëm 10 pikë në 7 përballjet e fundit. Edhe mbarëvajtjet e fundit të trajnerit me lojtarët e tij e fusin mjaft në dyshime presidentin Abramoviç për të ardhmen e brazilianit në stolin e skuadrës së tij.
E përditshmja italiane Corriere della Sera publikon sot se për të ardhmen e stolit të Çelsit përflitet ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini. Pista e ngritur nga kjo gazetë kërkon hapjen e merkatos së janarit për të verifikuar në do të realizohet apo jo.