E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma në gjurmët e Van Nistelroit dhe Podolskit

Romë - Roma është vënë në kërkim të një bomber' të ri për sezonin e ardhshëm. Klubi verdhekuq është duke menduar seriozisht për një emër që të ketë peshën e ish-sulmuesit argjentinas, Gabriel Omar Batistutes.

Emrat më të përfolur janë ata të Rud van Nistelroit dhe Lukas Podolskit. Kontrata e 32-vjeçarit holandez është duke skaduar me skuadrën e Realit të Madridit. Gjendja e tij fizike i pak vë në pikpyetje drejtuesit romanë, por gjithsesi ai pëlqehet.

Emri tjetër që përmend Corriere dello Sport, ai i gjermanit të Bajernit të Mynihut, Lukas Podolski, është më i mundshmi. Lojtari i përfaqësueses gjermane kërkon prej kohësh të largohet nga bavarezët, për shkak se hapësirat tek kjo skuadër i ka fare të ngushta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›