Milan, Fabiano e Huntelar njëkohësisht?
Sigurisht që edhe në rast blerjeje, kjo s’pritet të ndodhë para 6 korrikut, ditës së nisjes së përgatitjeve të Milanit. Në fakt Leonardo po punon momentalisht për tre pista: Fabiano (edhe për 20 milionë), huazimi i Huntelar dhe Zhirkov që dërgon vazhdimisht mesazhe nga Cska e Moskës..
Për Fabiano, portofoli mund të hapet më shumë nga oferta e parë 14 milionëshe, megjithëse presidenti Del Nido i Sevilias është “kockë e fortë”. Tratativën mund ta lehtësojë dëshira e lojtarit që ka shprehur qartazi vullnetin për t’u larguar nga Sevilja, mundësisht për në Milano.
Pastaj është edhe Huntelar. Ama falas. Një huazim që mund të jetë i vlefshëm për nesër kur Reali të ketë mundësinë të shesë një lojtar të ringritur pas rënies pikiatë që pati sulmuesi holandez në Bernabeu. Reali dhe Perez do bënin gjithçka për Milanin pas operacionit Kakà.
Fabiano e Huntelar: dy sulmues qendre. Po Borriello? Sulmuesi fatkeq italian me shumë mundësi do të shkojë te Napoli që e pret duarhapur për të formua një trio ëndrrash për napolitanët: Laveci, Kualjarela, Borrielo.
Për momentin, ajo që është e qartë, është se të hënën më 6 korrik, ditën e nisjes së fazës përgatitore, Borriello është teorikisht një titullar në epokën Leonardiane. Pastaj do ta shohim...