E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ouen zyrtarisht te Mançester United

Lajmin e bënë të ditur mediat britanike të cilat njoftuan thanë se pas vizitave mjekësore të javës së kaluar, Ouen firmosi një kontratë dyvjeçare me ekipin  e Fergusonit.

29 vjeçari vjen nga Njukasëlli me parametër zero do të përfitojë 120 mijë sterline në javë. Ouen ka vuajtur vazhdimisht nga dëmtime të gjata në karrierën e tij me ekipet e Liverpulit, Real Madridit e Njukasëllit.

Trajneri i Mançesterit Sër Aleks Ferguson e cilësoi Ouenin si “sulmues të klasit botëror, ndërsa Ouen u shpreh tepër i kënaqur për këtë transferim drejt Mançesterit. “Është një rast i pabesueshëm për mua”, u shpreh Ouen.
 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›