Milan-Inter, duel i nxehtë edhe në merkato

- Dueli verbal midis Milanit dhe Interit tani është transferuar në zonën e mekatos për blerjet e sezonit të ardhshëm. Shume prej objektivave dhe emrave të lojtarëve janë të përbashkëta, ashtu si në verën e ardhshme kur të dy klubet e mëdha italiane synonin të bënin të tyren suedezin Ibrahimovic. Francezi Tieri Henri është dhe tema e nxehtë ku përballen dukshëm interesat e dy skuadrave, por në listë janë dhe Xhanluka Zambrota dhe Devid Suazo. Presidenit i Interit, Masimo Morati dhe ai i Milanit, Silvio Berluskoni janë të gatshëm të nisin një duel akoma edhe më të ashpër se ai misis trajnerëve të dy ekipeve, pasi fushata e transferimeve vlen shumë për të ardhmen e ekipeve, pasi dy ekipet milaneze janë të vetmet që mund të rreshtohen me ekipen e mëdha europiane në fushatat e blerjeve. Interi i dhuroi në të kaluarën Milanit futbollistë të rëndësishëm (Pirlo e Sedorf), por diti të fitojë me kushurinjtë në duelin për Zlatan Ibrahimovic, një nga lojtarët më të rëndësishëm në kampionatin italian.
Dueli tjetër lidhej me emrin e Bufonit, ku të dy ekipet kërkuan në një kohë shërbimet e portierit të Juventusit, edhe pse Hulio Sezar (Inter) dhe Dida (Milan) i kanë bindur dy klubet milaneze për vlerat e tyre. Emra të tjerë kanë të bëjnë me sulmuesin e Arsenalit, Tieri Henri (në luftë edhe Barcelona)