Mançini: “Duam Kupën e Italisë”

- "Do të luajmë pasi dëshirojmë ta fitojmë këtë trofe". Kjo është deklarata e trajnerit të Interit, Mancini, në lidhje me finalen e Kupës së Italisë kundër Romës. Trajneri zikaltër foli edhe për paraqitjen e zbehtë të Interit kundër Mesinës (1-0). "Duke luajtu një sezon në 100 për qind është e vështirë të gjesh motivime. Disa ia dolën si Kordoba dhe Zaneti, të tjerët jo, si Adriano, edhe pse paraqitja e tij duhet të vlerësohet në mënyrë të vecantë, pa harruar se mungonte prej dy javësh". Interi me Mancinin është fituesi i Kupës së Italisë në dy vitet e fundit.