Milan-Man. Siti, akti i dytë
Pas telenovelës Kaka, ndërmjet Milanit dhe Mançester Sitit parashikohet një tjetër duel në merkato. Këtë herë, vëmendja e dy klubeve është përqendruar te Samuel Eto‘o. Sulmuesi i Barcelonës, kontrata e të cilit në "Kamp Nou" përfundon në vitin 2010, duket se ka vendosur që ta vazhdojë karrierën larg katalanëve. Mediat italiane raportojnë se Milani ka filluar kontaktet e para me lojtarin, duke vijuar interesimin e verës së kaluar: ku gjithçka u la pezull, sepse ata zgjodhën të afronin brazilianin Ronaldinjo. Megjithatë, klubi nga rruga "Turati" do të përballet me konkurrencën e fortë në garën për kapitenin e përfaqësueses së Kamerunit. Eto‘o kërkohet edhe nga Mançester Siti. Pasi morën përgjigje negative nga spanjolli David Vija, pronarët arabë të "Sitizens" hodhën sytë nga sulmuesi i Barçës, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 22 milionë euro. Por, Siti nuk është skuadra e vetme angleze që interesohet për lojtarin: sipas "Daily Mail", edhe Çelsi, Liverpuli e Arsenali nuk kanë qëndruar në pritje. Rivalja më e fortë e Milanit dhe Sitit është klubi i Roman Abramoviç, ku janë të bindur se Eto‘o është pasardhësi ideal i Didier Drogbasë, i cili mund të ribashkohet me Murinjon tek Interi. E ardhmja e kamerunasit komplikohet edhe më shumë kur mendon se as zikaltrit nuk e nënvlerësojnë mundësinë e afrimit të tij. Morati ëndërron t‘i "dhurojë" skuadrës Agueron, ose Karlos Tevez, ndërsa Eto‘o (së bashku me Drogbanë), është alternativa e tretë. Në fund, ashtu si ndodh zakonisht, fituesi do të zgjidhet vetëm nga vullneti i futbollistit.
Krisja e Eto‘o me Barcelonën është e dukshme. Autori i 23 golave në 23 ndeshje të kampionatit spanjoll (në total ka realizuar 101 rrjeta në 129 ndeshje me Barçën në La Liga), nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me "blaugranat". Deklarata e sulmuesit ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientet e klubit, ndërkohë që është spekuluar se menaxheri i tij ka udhëtuar në Milano për disa "takime të rezervuara". Për francezen "Sportweek", 27-vjeçari tha: "E ardhmja te Barça? Unë e kam marrë një vendim, por për momentin nuk mund ta them. Nuk më pëlqejnë lojtarët që puthin fanellën pasi shënojnë, sepse ata janë të njëjtët lojtarë që nuk do të hezitonin asnjë sekondë për t‘u larguar, nëse një tjetër klub do t‘u ofronte 1 milion euro më shumë. Skuadra ime e zemrës është Majorka, Barcelona është thjesht klubi ky aktualisht po punoj". Më tej, ai "vjell vrer" kundër katalanëve: "Në verën e kaluar nuk isha i mirëpritur (u diskutua për largimin e tij së bashku me Ronaldinjon dhe Dekon), pasi disa njerëz nuk kishin besim tek unë. Sot askush nuk dyshon tek aftësitë e mia, njerëzit harrojnë shumë shpejt".