E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Roma, çasti i së vërtetës

Verdhekuqtë vijnë në këtë përballje pa kapitenin Françesko Toti, i cili u dëmtua në ndeshjen e javës së kaluar kundër Napolit. Por në dispozicion të klaudio Ranierit do të jetë Mirko Vuçiniç, i rikthyer pas një dëmtimi të gjatë.

Ndërkohë, rikthfehet edhe Mekses në qendër të mbrojtjes, por jo Huan, që vazhdon të vuajë nga një dëmtim dhe do të duhet të presë akoma për ti’u rikthyer fushave.

Tek Milani, risia kryesore do të jetë moduli i lojës. Para disa ditësh, “senatorët” i kërkuan trajnerit Leonardo të luajë me sistemin 4-4-2 dhe me sa duket, braziliani do të përdorë këtë skemë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Në këtë mënyrë, Abate do të luajë në krahun e djathtë të mesfushës, roli i tij natyral, kurse Odo rikthehet si mbrojtës i majtë. Në sulm, i vetmi që e ka vendin e sigurtë është Pato, kurse tjetri do të diskutohet midis Ronaldinjos, Inzagit dhe Huntelar.

Më i favorizuar për të luajtur përkrah brazilianit duket se është Ronaldinjo, duke parë formën jo të mirë të treguar nga Huntelar dhe ndeshjen në mesjavë për Ligën e kampionëve ndaj Real Madridit, gjë që mund të lërë Inzagin pushim në ndeshjen e sotme.

Milan – Roma, ja si mund të luajnë skuadrat sot:

Milan (4-4-2): Storari; Oddo, Nesta, T. Silva, Zambrotta; Abate, Ambrosini, Pirlo, Seedorf; Ronaldinho, Pato. Të gatshëm: Dida, Favalli, Jankulovski, Antonini, Flamini, Huntelaar, Inzaghi. Trajner: Leonardo

Roma (4-4-2): Doni; Cassetti, Burdisso, Mexes, Riise; Taddei, De Rossi, Pizarro, Perrotta; Vucinic, Okaka. Të gatshëm: Lobont, Cicinho, Andreolli, Brighi, Faty, Menez, Baptista. Trajner: Ranieri

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›