Vllaznia del nga “tuneli”, Besa në krye me sytë nga derbi
Java e 7-të e kategorisë superiore ka startuar të shtunën, me ndeshjen e luajtur në Fier, Apolonia-Gramozi, që ka përfunduar me fitoren 3-0 të vendasve, me nga një gol të Haxhibuliçit, Ferizoviçit dhe Metos.
Ndërkohë, e diela ka filluar në orën 13:00 me ndeshjen e Kavajës, Besa-Flamurtari, e cila ka mbledhur mjaft tifozë kavajas në stadium, por në disa momente është shoqëruar edhe nga rrebesh shiu. Një 90-minutësh i dominuar nga kavajasit e Shpëtim Duros, që kanë krijuar disa raste për gol, por e kanë gjetur fitoren vetëm përmes një penalltie, të fituar dhe kthyer në gol nga Mancaku, në pjesën e dytë.
Verdhezinjtë e kanë qarkulluar dendur topin, por kanë ndeshur në një mbrojtje solide të vlonjatëve dhe në një portier të pakalueshëm, Halili, që ka shmangur disa gola mëse të sigurtë. Sidoqoftë, përfundimi i ndeshjes i ka buzëqeshur Besës, që me një gol, ka marrë 3 pikë të çmuara, që e mbajnë atë në pozitat kryesuese pas javës së 7-të.
Në orën 14.30, në Krujë, Shkodër dhe Durrës kanë startuar 3 ndeshje të tjera. Teuta ka pritur në fushën e saj Laçin; Kastrioti ka patur mysafir Skënderbeun e Korçës; ndërsa Vllaznia është ballafaquar me Shkumbinin e Peqinit. Vlen të evidentohet fitorja e Vllaznisë, 2-0 ndaj peqinasve, çka mund të merret edhe si njëfarë kthese e kuqebluve, që deri në javën e 7-të kishin shënuar vetëm një gol dhe kishin grumbulluar 4 pikë. Për pasojë, ishin edhe të fundit në renditje.
Dy golat e të riut Bala, i futur në pjesën e dytë, u kanë dhënë shkodranëve fitoren e shumëpritur, duke i cliruar ata edhe nga një makth i madh psikologjik. Në Krujë ka fituar Kastrioti vendas, me një gol të Abazajt, në pjesën e parë, që është barazuar përkohësisht nga Guerrib, për kuqebardhët, në minutën e 78-të. Barazpeshë kjo, që ka rezistuar vetëm 2 minuta, pasi në të 80-tën, ka kaluar në epërsi sërish Kastrioti, me anë të Rroshit, me penallti.
Fund të lumtur për durrsakët, por shumë i hidhur për miqtë nga Laçi, ka dhuruar ndeshja e luajtur në “Niko Dovana”. Barazimit 1-1 të pjesës së parë ia ka ndryshuar shifrat goli i Mersinit për “djemtë e detit”, shënuar vetëm 60 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt të lojës.
Ndërkohë, kjo javë do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Dinamo-Tirana, që do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 19.00. Bardheblutë vijnë në këtë sfidë me një staf të ri teknik, Tafaj-Dede, pas largimit të kroatit Lonçareviç, në përpjekje për të sfiduar blutë kryesues, nëse duan të vënë kandidaturën e tyre pretendente. Në të kundër, një fitore e Dinamos, do t’i vështirësonte shumë punët për 24 herë kampionët e Shqipërisë.
SUPERLIGA, JAVA 7
Dje
APOLONIA – GRAMOZI 3-0 (0-0)
Shënues: Ferizovic 47′, Haxhibulic 58′, Meto 89′
Gjyqtar: A.Taullai
Sot
BESA-FLAMURTARI 1-0 (0-0)
Shënues: Mancaku 58′ (pen)
Gjyqtar: L.Jemini
KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-1 (1-0)
Shënues: Braho 40′, Rroshi 80’ (pen) / Guerrib 78’
Gjyqtar: K.Meta
TEUTA-LAÇI 2-1 (1-1)
Shënues: Hysa 25′, Mersini 89’ / Nora 45’ (pen)
Gjyqtar: E.Peza
VLLAZNIA-SHKUMBINI 2-0 (0-0)
Shënues: Bala 48’, 65’
Gjyqtar: R.Sadiku
DINAMO-TIRANA (ora 19.00)
Gjyqtar: S.Jareci