Milan-Tevez, afër marrëveshja

Gjithnjë e më shumë po flitet për një transferim të mundshëm të Carlos Tevezit në Milan. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Manchester City gjatë janarit dhe duket se Rossonerët janë më së afërmi që ta bëjnë atë të vetin.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e Milanit e kanë takuar sulmuesin argjentinas në Amerikën e Jugut, të cilit ia kanë propozuar 3,5 milionë euro për gjashtë muaj, si huazim.
Mirëpo, kampioni aktual italian duhet ta arrijë marrëveshjen edhe me Manchester Cityn, i cili e mban kartonin e lojtarit problematik.