E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron James, i mahnitur me Liverpoolin

Ylli i basketbollit, LeBron James ka folur për ndeshjen e parë të Liverpoolit, që e shikoi në Anfield Road, duke e përshkruar atë si një eksperiencë të jashtëzakonshme.

James, i cili aktualisht është bërë aksionar minoritar në klub, i shikoi ‘Reds’ në barazimin 1:1 ndaj rivalit Manchester United në tetor, ndërsa nuk e fshehu gëzimin e tij që ishte pjesë e këtij takimi.

Pasi e vizitoi fushën dhe u takua me kapitenin Steven Gerrard dhe menaxherin Kenny Dalglish, lojtari i Miami Heat e pranon se ishte mahnitur me historinë dhe madhështinë që ka ky klub.

“Më habiti fakti se sa të pasionuar dhe të lidhur me klubin janë fansat. Dhe, ta mësoja historinë dhe të arriturat klubit, ishte e jashtëzakonshme. Liverpooli ka fituar 18 tituj në Angli dhe mund të lexosh shumë për King Kenny dhe Steven Gerrard, të cilët janë rritur këtu”, deklaroi ish basketbollisti i Cleveland Cavaliers për tabloidin britanik ‘The Guardian’.

“Dhe, të jesh pjesë e 40 mijë fansave që ulërinin me maksimumin e mushkërive të tyre gjatë tërë ndeshjes, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua”, shtoi ai. James thotë se u ndie mirë që u takua edhe me Luis Suarez dhe Dirk Kuyt, të cilët e njihnin si basketbollist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›