E Diel, 1 Nëntor 2026

Daqiq: 'Jo' pavarësisë së Kosovës as me çmimin të mos pranohemi në BE

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daqiq deklaroi se Serbia nuk duhet të njohë pavarësinë e Kosovës madje edhe me çmimin që të mos pranohet në BE.

”Nëse ky është çmim që Serbia të heq dorë nga Kosova për të marr anëtarësinë në BE, këtë nuk duhet pranuar kurrë, meqë ekzistojnë interesat nacionale dhe shtetërore, ndërsa Serbia mund të mbijetoje pa BE”,theksoi Daqiq.

Ministri serb tha se shumë vende të BE'së kërkojnë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se kjo është “joparimore dhe hipokrite”.

Daqiq shtoi se marrëdhëniet serbo–shqiptare në Kosovë duhet të zgjidhen me marrëveshje dhe me rrugë paqësore.

”Interesi i Serbisë është që të sundojë ligji, që kurrë më të mos vdesin njerëzit në luftë dhe të mos shkaktojmë dëme njëri tjetrit në Ballkan”,tha Daqiq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›