Quagliarella mbetet në Juventus

Fabio Quagliarella nuk do të largohet nga Juventusi, përkundër faktit se po luan pak këtë sezon, pas lëndimit të rëndë që e pësoi sezonin e kaluar. Për këtë ka siguruar menaxheri i futbollistit, Beppe Bozzo.
“Fabio do të mbetet sigurisht në Juventus për një kohë të gjatë, sepse klubi Bianconer ka demonstruar se llogarit shumë në të”, konfirmoi Bozzo calciomercato.it.
“Natyrisht se kanë arritur kërkesa të shumta në adresë të tij, por unë e kam hedhur poshtë çdo ofertë”, deklaroi menaxheri i futbollistit.