Milan, Uest Ham rikthehet për Bekham
Interesimi
Klubi anglez i Uest Hemit është rikthyer me prepotencë në kërkim të yllit të futbollit britanik, David Bekham (34 vjeç) i dëmtuar së fundmi në kampionatin italian. Futbollisti i Milanit, i cili u detyrua të lërë fushën pas këputjes së tendinës në ndeshjen me Kievon, ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve të skuadrës angleze. Lajmin e bëri të ditur dje tabloidi britanik “News of the World”. Pas rikthimit nga dëmtimi do të shikohet se si do të procedohet për të marrë mesfushorin në “Upton Park”.
#