E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar, gabimet që nuk duhen përsëritur

81 vjet që nga fillimi kemi mësuar prej tij se më pak të votuara janë komeditë dhe “musical”, filmat aventurierë dhe ata western. Më të pëlqyerit janë ata biografikë, më pas vijnë ata të luftës, siç bëri kësaj radhe “The Hurt Locker”

Nata e yjeve lindi si zgjidhja gjeniale e zbavitjes dhe vetëfestimit në një moment krize që u vërejt përgjatë viteve ‘20. Argumentet e ditës në konfliktin mes "të afirmuarve" dhe "talenteve të reja" ishin liria krijuese dhe një rishpërndarje më e mirë e fitimeve përtej një industrie që ishte bërë vetëm në 30 vjet, e katërta për nga rëndësia e gjithë ekonomisë amerikane. Kanë kaluar 81 vjet dhe sot spektakli simbolizon industrinë e dytë për nga fitimi i parave, por duket se argumentet janë gjithmonë të njëjtat. Që nga nata e parë, e cila u mbajt më 16 maj të vitit 1929 në sallën e vallëzimeve të hotelit "Roosvelt", të ashtuquajturit "movers and shakers" të Hollivudit kuptuan se dhënia e statujave krijuar nga Cedric Gobbons do të kishte çmbështjellë tri funksione shumë të rëndësishme për të gjithë industrinë: festimin e një miti për të cilin të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë, vetëfestimin e një bote për pak të zgjedhur dhe komercializimin e këtyre dy elementëve. çdo diskutim që ka lidhje me meritën e çmimeve të dorëzuara në natën e madhe hollivudiane ka pasur gjithmonë një rol dytësor, ndërsa ata që kanë merituar gjithë vëmendjen ishin të ftuarit, të cilët kanë treguar më së miri se Amerika është toka e mundësive; se suksesi i arritur mund të ishte një peshë e madhe për këdo. Ajo çka kemi mësuar prej tij është se më pak të votuara janë komeditë dhe "musical", filmat aventurierë dhe ata western. Filmat që kanë pasur numrin më të madh të kandidaturave në kategorinë "filmi më i mirë", janë ata biografikë, më pas vijnë ata të luftës, siç bëri kësaj radhe “The Hurt Locker”. Në historinë e "Oskar"-ve nuk mungojnë edhe vitet ku filmat e zgjedhur viheshin në dyshim për cilësinë e tyre dhe të tjerë më të mirë që nuk arrijnë të marrin çmim. Jo më pak të diskutueshme kanë qenë çmimet në fushën e recitimit, ku mbizotërojnë zgjedhje të sugjeruara nga interesat e tregut apo ndjenjat e mira. Gjithë këtyre i është shtuar edhe mallkimi në dashuri. Ai mund të jetë kulmi i karrierës, por të fitosh një statujë “Oscar” duket se është një mallkim për jetën në çift të aktorëve. Viktima e fundit në listë është aktorja Sandra Bullock. Aktorja që sapo ka fituar “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste me filmin “The blind side”, nuk pati as kohë për të menduar se ku mund ta vendoste statujën që fitoi. Në shtatë mars, ditën e triumfit të saj, Sandra Bullock 45 vjeçe ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i asaj, Jesse James. Pastaj kur u përmend emri i saj si aktorja më e mirë protagoniste që për herë të parë në karrierë kishte fituar “Oscar”, e përlotur nga skena u përgjigj: “Më mësoi se çdo të thotë të kishe në krah një njeri që të mbështetesh për gjithçka”. Fjalë që 11 ditë më vonë, morën një tjetër shije. Në të gjithë tabloidët anekënd botës shfaqet çdo ditë Michelle Bombshell, MCGee, 32 vjeç një pornostar me trupin e pikturuar gjithë tatuazhe që pa asnjë lloj hezitimi deklaroi se ka pasur një lidhje me James, i martuar me Bullock në vitin 2005. Aktorja është njëkohësisht edhe gruaja e tij e tretë. Në “In touch”, pornostari pranoi se kishte qëndruar me James për 11 muaj, nga të cilat 5 javë kishin bërë vetëm seks. Deklaratës së saj iu shtuan edhe detaje të tjera akoma më tronditëse. Sipas Mcgee, James e kishte bërë të besonte se ishte i ndarë nga gruaja e tij. “Nuk do të kisha dalë kurrë me të po ta dija që ishte i martuar”, pati deklaruar ajo. Vetëm pak orë më vonë erdhi falja publike nga ana e James, që sipas deklaratave të dhëna për “People”, i quajti këto akuza të pabaza, megjithatë pranoi se kishte bërë një gabim të pafalshëm. “Meritoj çdo gjë negative që po më ndodh. Më vjen jashtëzakonisht keq që u shkaktova siklet gruas dhe fëmijëve të mi”. Asnjë reagim nga ana e Bullock, por sipas burimeve të ndryshme është larguar nga shtëpia me qëllim për t’i dhënë fund lidhjes. Një ndarje që i ngjan shumë të tillave që fitimi i çmimit “Oscar” u ka shkaktuar: kështu nga 12 aktoret që e kanë fituar 8 prej tyre pas pak kohësh janë bërë singëll. Pesë prej tyre janë ndarë në më pak se një vit nga triumfi. Kate Winslet, vetëm një vit pas fitores së statujës me filmin “The Reader” mbylli përfundimisht martesën me Sam Mendes. Por lista e ndarjeve post-“Oscar” është shumë e gjatë. Aty bën pjesë edhe Angelia Jolie që kur fitoi çmimin në vitin 2000 ishte e martuar me Billy Bob Thornton. Në vitin 2005 Hilary Swankl, kur fitoi statujën e argjendtë me “Million dollar baby” iu drejtua bashkëshortit Chad Lowe me fjalët: “Je gjithçka për mua”. Në më pak se një vit historia e tyre përfundoi duke marrë me vete edhe fjalët e bukura të asaj nate. Në vitin 2006 Reese Witherspoon, falënderoi Ryan Philippe, pasi fitoi për “When love burns soul”. Divorci erdhi dy vjet më pas më 2008-n. Halle Berry në vitin 2002, duke shtrënguar “Oscar”-in për “Monster’s Ball’, e quajti të shoqin: “Gëzimi i jetës sime”. Vitin tjetër nuk ishin më së bashku. Oscari “nuk i bëri mirë” as Kim Basinger, që fitoi për interpretimin në “L.A Confidential”. Ishte viti 1998 dhe ishte e martuar me Alec Baldwin. Megjithatë atë herë, divorci erdhi vetëm tre vjet më vonë në vitin 2001. 25 mars 2001: në skenën e “Kodak Theatre” Julia Roberts falënderonte Benjamin Bratt, të fejuarin e saj prej disa kohësh. Në qershorin e atij viti të dy u ndanë.

23 mars 1998: Helen Hunt falënderoi bashkëshortin Hank Azaria, "burri më i mirë që kam njohur”. Në vitin 2000 erdhi ndarja. Më e fortë lidhja mes “Oscar” dhe fundi i një dashurie në rastin e
Charlize Theron: aktorja bukuroshe fitoi statujën më 29 shkurt të 2004 nga ndarja e saj me të fejuarin Stuart Townsend kaluan plot gjashtë vjet.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›