Milan eliminohet nga çunakët e Arsenalit
Dy ekipe angleze, Arsenal, Mançester Junaitid, si dhe një spanjoll, Barcelona, janë të kualifikuarat e mëdha. Liga e Kampioneve njohu kështu tre çerekfinalistet e para të martën në mbrëmje, ndërkohë që dita e mërkurë do të zbulojë tre emra të tjerë, pasi Inter-Liverpul do të luhet javën e ardhshme, më 11 mars 2008.
MILAN-ARSENAL 0-2
Milani, kampioni në fuqi i Europës, shkaktoi edhe surprizën më të madhe. Kuqezinjtë e Karlo Ançelotit u eliminuan nga “rioshët” e Arsenalit në “San Siro” duke humbur 0-2. Për djemtë e Arsen Vengerit realizoi Çesk Fabregas në minutën e 84-t të takimit. Për t’i dhënë një përmasë edhe më tragjike humbjes së Kakasë dhe Inzagit, Emanuel Adebajor shënoi në minutën e 90-të.
BARCELONA-SËLLTIK 1-0
Barcelona u kualifikua për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me dy fitore kundër Sëlltikut të Gllazgout. Pas fitores 3-2 në “Hampden Park”, formacioni i Frenki Rajkard regjistroi një tjetër fitore, po me një gol diferencë. Golin e vetëm për skuadrën katalanase e realizoi Ksavi Hernandez në minutën e 3-të.
MANÇESTER-LION 1-0
“Djajtë e kuq” nuk mund të mungonin në çerekfinalet e Ligës së 52 të Kampioneve. Kristiano Ronaldo shënoi në minutën e 41-të golin që solli dhe kualifikimin e madh pas barazimit 1-1 në “Gerland” të Lionit. Mançester vlerësohet edhe si favoriti i madh për të fituar Ligën e Kampioneve.
TË TJERËT
Të mërkurën do të zhvillohen këto takime: Porto-Shalke 04 (0-1), Real Madrid-Roma (1-2) dhe Çelsi-Olimpiakos (0-0). Inter-Liverpul (0-2) do të luhet më 11 mars 2008 në “San Siro” të Milanit.
5 Mars 2008