E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Dinamon? Dua ta shoh te cngjyrosur!

Jeton Selimi
Dikur ishte nje sfide e qete, nje derbi qe nuk e justifikonte aspak kuptimin e kesaj fjale. Nuk kishte urrejtje, nuk kishte rivalitet, nuk kishte asgje prej gjeje. Por ja, mjaftuan dy ndeshje per te ndryshuar teresisht kursin. Tani skuadrat nuk e shohin me me sy njera-tjetren dhe nga qetesia e meparshme, tani mbizoteron meria, inati dhe deshira per te dale siper tjetrit. Tani po qe eshte derbi. Kete e konfirmon presidenti Xhani, i cili dje ka shkuar dhe ka takuar lojtaret ne stervitje. Ajo se cfare e u ka kerkuar presidenti i Partizanit te tijve eshte lehtesisht e kuptueshme: triumf ne te gjitha frontet kunder Dinamos.
"Ushtria e kuqe" u ndje shume keq pas humbjes 3-1 ne derbi. Premtimet e lojtareve per tifozet, te cilet edhe pse humben i duartrokiten, ishin te medha. Te gjithe presin nje Partizan luftarak. I pari presidenti Xhani, qe ka biseduar dje me skuader ne ambientet e klubit te kuq. "Dua impenjimin tuaj maksimal, mesohet t'u kete thene Xhani lojtareve. Sic e pate edhe vete, armiku yne eshte Dinamo. Ata duan te na mposhtin, por nuk do t'i lejojme. Kam deshire qe t'i shoh te cngjyrosur. Ne nuk do te dorezohemi. Do te marrim Kampionatin dhe Dinamon do ta shkaterrojme ne ndeshjen e dyte. Ata nuk duhen te mburren per nje fitore tek ajo fushe e mbytur ne uje. Do ta shikojme te merkuren tjeter ne "Qemal Stafa" se kush eshte me i forte. Por, derisa te vije perballja me Dinamon, kerkoj nga ju qe te mos toleroni as ne kampionat. Tifozet kane 15 vjet qe presin nje kampionat te kuq dhe ky eshte viti i duhur qe t'i gezojme".

Nga kampi tjeter, situata paraqitet me e qete. Tre piket avantazh ne kampionat dhe dy golat plus ne Kupe i bejne blute te shikojne te pa shqetesuar perpara. Megjithate, edhe ata kane dhene shenjat e forta. Perplasja me lojtaret e Partizanit ka qene e atille sa kartonet e kuq nuk jane dhene vetem fale meshires se Jarecit. Blute ndjehen te forte dhe nuk shqetesohen nga prezenca e Partizanit, edhe pse goli i Devollit ua preu buzeqeshjen.
5 Gola u ka premtuar Elis Bakaj tifozeve dinamovite ne ndeshjen e kthimit. Gjesti i tij u shoqerua me sharje e ofendime nga tifozet blu, nderkohe Gjyla i premtonte pjeses se kuqe se te merkuren do te jete nje tjeter Partizan ne fushen e lojes.

3 Gishtat e Kulit qe ishin cuar lart ndersa kapiteni dinamovit po largohej per ne dhomat e zhveshjes. Kjo beri qe tifozeria e kuqe te mos duronte dot ngacmimin e kapitenit te Dinamos e te niste ofendimet ne mase. Duket tamam derbi apo jo?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›